|
Written by Administrator
|
|
Tuesday, 23 September 2008 00:54 |
|
Me 25 shtator 2008 në ora 10.00 në Hotel Victory, në Prishtinë,INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË BËJNË LANSIMIN SOLEMN TË PLANIT VEPRUES PËR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN E PANDEMISË SË GRIPIT TË SHPENDËVE NË KOSOVËTë pranishëm: Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr Alush Gashi,Sekretari Permanent Dr Ilir Rrecaj,Ekspertët e IKSHPK-së,Drejtorët e Instituteve rajonale të SHP dheDrejtorët Rajonal të Shëndetësisë.Mysafirë do të jetë një Delegacion për monitorim i OBSH-së për Europënga Copenhagen. |
|
Last Updated ( Thursday, 25 September 2008 21:53 )
|
|
|
Written by Administrator
|
|
Sunday, 20 January 2008 17:51 |
|
Ministri i Shëndetësise Prof. Dr. Alush Gashi vizitoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Më 18 Janar 2008 Ministri i Shëndetësisë Prof. Dr.Alush Gashi me bashkëpunëtorë u takua me Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prof. Dr Ass Naser Ramadani, ku vlerësoi lartë rolin e Institutit në Shëndetësinë kosovare dhe ofroi bashkëpunim të ngushtë mes këtyre dy Institucioneve të larta shëndetësore. Instituti Kombëtar do të angazhohet me të gjitha potencialet profesionale dhe shkencore në realizimin e Deklaratës Strategjike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe përshpejtimin e reformave në shëndetësinë kosovare. |
|
Last Updated ( Sunday, 17 February 2008 08:18 )
|
|
|
Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike |
|
|
|
|
Written by Administrator
|
|
Friday, 18 January 2008 12:42 |
Prishtinë, 24 janar 2008 Presidenti i Kosovës, Prof. dr. Fatmir Sejdiu, priti në një takim drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në krye me drejtorin Prof. Ass. Dr Naser Ramadani. Drejtori i IKSHPK-së, Prof. Ass. Dr. Naser Ramadani e ka njohur Presidentin Sejdiu me punën e Institutit. Ai theksoi se IKSHPK si institucion i lartë shndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës, është institucion strategjik me rëndësi t veçantë kombëtare duke pasur parasysh rolin e tij në përgatitjen dhe implementimin e strategjive dhe politikave shëndetësore, si dhe diagnostikimin dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse. | 
| Â | Duke e vlerësuar rolin e IKSHPK-së në fushën e shëndetësisë, Presidenti Sejdiu theksoi se IKSHPK ka peshën e vet t veçantë në ruajtjen e shëndetit të popullatës. Presidenti Sejdiu shprehu besimin se IKSHPK do të ketë rolin e tij të rëndësishëm në ngritjen e cilësisë së përkujdesjes shëndetësore dhe parandalimit të sëmundjeve, si dhe zhvillimin e punës hulumtuese-shkencore dhe ngritjen profesionale të puntorëve shëndetësor. Ai premtoi përkrahjen e tij të vazhdueshme për punën dhe projektet e këtij instituti. Drejtori Naser Ramadani, në emër t IKSHPK-së, e uroi Presidentin Sejdiu për rizgjedhjen President i Kosovës dhe i shprehu gatishmërinë e plotë të IKSHPK-së për të bashkëunuar në të mirë të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të vendit. | |
|
|
Last Updated ( Thursday, 25 September 2008 21:50 )
|
|
|