Të përshpejtojmë rrugën për t’i dhënë fund AIDS-it

Si pjesë e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, bota është e perkushtuar për t'i dhënë fund epidemisë së AIDS deri në vitin 2030. Ky objektiv ambicioz por i arritshëm përfaqëson një mundësi të madhe për të ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë, diçka që brezi ynë duhet të bëjë për brezat që do të vijnë .

Çfarë është HIV ?

HIV është shkurtesa për Human Immunodeficiency Virus, virus i cili shkakton dëmtimin e sistemit imunitar të njeriut. Virusi HIV gjendet në gjak, spermë, lëngun vaginal të personave të infektuar si dhe qumështin e gjirit të nënës se infektuar me HIV.

Çfarë është AIDS ?

AIDS-si është shkurtesë për Acquired Immune Deficiency Syndrome, që do të thotë Sindrom i imunodeficiencës se fituar, i shkaktuar nga HIV-i.

Si përhapet HIV-i?

HIV-i më së shpeshti përhapet përmes:

• marrëdhënieve seksuale vagjinale, anale dhe orale të pa mbrojtura (pa kondom) me një person që ka HIV;

• shkëmbimit të gjilpërave , shiringave ose mjeteve të tjera shpuese të kontaminuara;

• nga nëna HIV pozitive te fëmiu gjatë shtatzënësisë, lindjes dhe gjidhënjës;

• përmes gjakut, produkteve të gjakut, organeve dhe indeve që përdoren për transplatim (nëse janë të kontaminuara).

HIV nuk përhapet përmes:

• ujit ose ajrit;

• pickimit të insekteve;

• përshendetjeve (shtrengimit të dorës) dhe përqafimeve;

• pështymës, lotëve ose djersës;

• kontakteve normale shoqërore që i bëjmë çdo ditë si: të jetuarit, mësimi apo puna me personin i cili është i infektuar me HIV;

• enëve të ushqimit;

• larjes në vaskë apo pishinë.

Fakte mbi HIV dhe AIDS:

Deri më tani në botë, 36.9 milion persona jetojnë me HIV;

Vetëm gjatë vitit 2014, 2 mil. persona të rinj janë infektuar me HIV, prej tyre 220 000 janë fëmijë;

Gjatë vitit 2014 janë regjistruar 1.2 milion raste të vdekjeve si pasojë e AIDS-it;

Në botë aktualisht jetojnë 3,2 milion fëmijë me HIV;

HIV është “vrasësi” kryesor nga të gjithë shkaktarët tjerë të sëmundjeve ngjitëse: deri më tani përafërsisht rreth 39 milion njerëz kanë vdekur si pasojë e AIDS;

Kombinimi i terapisë antiretrovirale parandalon ose ndalon riprodhimin e virusit në trupin e njeriut;

Bartja e virusit nga nëna te fëmiu mund të evitohet në tëresi përmes zbulimit të hershëm me testim dhe inicimit të terapisë antiretrovirale.

Ecuria e HIV dhe AIDS në Kosovë

Sipas UNAIDS Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, nën 1% në popullatën e përgjitheshme dhe nën 5% te grupet me rrezik të lartë.

Kosova si vend përballet me sfida të mëdha socio-ekonomike dhe politike: shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë, rritjes së përdorimit të drogave, sjelljeve seksuale me rrezik të lartë, komunitet të MSM-ve të stigmatizuar, lëvizshmëri të shpeshtë të kosovarëve për dhe nga vendet me prevalencë të lartë dhe të gjithë këta faktorë mund të nxisin një përhapje të shpejtë të epidemisë së HIV-it nëse ato nuk adresohen në mënyrë të drejt.

Për shkak të numrit jo të madh të rasteve me HIV dhe AIDS ekziston rreziku i nënçmimit të rolit të aktiviteteve parandaluese në këtë fushë dhe kjo mund të ndikojnë në ngritjen e numrit të infeksioneve me këtë virus, veçanërisht ato të lidhura me grupet e popullatës të cilat janë më shumë të rrezikuara nga HIV infeksioni.

Rasti i parë i AIDS-it në Kosovë është regjistruar në vitin 1986.

Deri në vitin 2015 në IKSHPK në departamentin e epidemiologjisë janë raportuar gjithsej 100 raste me HIV dhe AIDS.

Prej tyre 54 raste jane me AIDS dhe 46 me HIV infeksion; 41 vdekje janë regjistruar si pasojë e AIDS-it.

Gjatë viti 2015 janë raportuar 2 raste. Një me rast ka vdek si pasojë e AIDS-it.

Deri tani në Kosovë janë raportuar 5 fëmijë të moshës nën 14 vjec, dy prej tyre kanë vdek si pasojë e AIDS-it.

Në aspektin gjinor, 69% janë meshkuj, 31% femra. Grup-mosha më e përfshirë është 25-34 vjeç (33 %) dhe 35-44 vjec (30%).

Rruga më e shpeshtë e transmisionit të HIV është heteroseksuale (82%), homoseksuale 12%, 4% me transmision vertikal dhe 2% përmes injektimit të drogave.


Si mund të parandalohet HIV-i?

•Qëndroni besnik partnerit tuaj.

•Përdorni kondom gjatë çdo marrëdhënie sekusale.

•Mos injektoni droga, po që se jeni përdorues i tyre atëhërë përdorni mjete sterile (gjilpëra, shiringa etj) dhe mos i keëmbeni në mes vete.

•Mjekoni infeksionet seksualisht të transmetueshme.

•Testohuni dhe insistoni që edhe partneri juaj të testohet.


Dobitë e testimit për HIV janë:

•Diagnostikimi i hershëm i rritë gjasat që personi me HIV të filloj trajtimin sa më heret dhe në këtë mënyre të përmirësojë kualitetin e jetës.

•Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi mund të zvogëlojë gjasat e transmetimit të infeksionit tek të tjerët.


Ku mund të testoheni:

•Qendra për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV- Klinika Infektive, Prishtinë.

• Qendra Mediko Psikoterapeutike ‘Labyrinth’ në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

• OJQ – CSGD në Prishtinë.


Këshillimi dhe Testimi është anonim, konfidencial dhe bëhet falas (pa pagesë).


Konfirmimi i rezultatit pozitiv në HIV infeksion behet ne Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Departamentin e Mikrobiologjisë -Laboratorin Referent për HIV.


Last Updated (Thursday, 26 November 2015 09:08)