NE MUND TË MBROHEMI NGA PICKIMI I RRIQËRAVE DHE TË SHPËTOJMË JETË.

JETA JONË ËSHTË NË DUART TONA. SI?


Për shkak të dimrit të butë kanë filluar pickimet që konsiderohen aksidentale sepse rriqërat nuk sulmojnë po qytetarët hyjnë në ciklin e tyre të përhapjes sivjet duhet të veproni kështu:

  1. T’i pastrojmë fermat ku mbahen kafshët dhe t’i largojmë rriqërat nga trupi i kafshëve, por kurrsesi mos i shtypni rriqërat me dorë ose mjete tjera,
  2. Kositni livadhet e juaja me kohë dhe nga disa herë mbrenda sezonit mars-shtator,
  3. Pastroni oborret, kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive tua,
  4. Punoni tokat e juaja,
  5. Kujdes në veshëmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë ku nuk guxoni të lini këmbët e zbathura,
  6. Fëmijët mos t’i lejoni të luajnë në livadhe e kopshte të pakositura dhe në mbrëmje t’i kontrolloni a mos kanë rriqëra në tërë trupin.


alt


Gjithashtu, pasi që aktualisht është prania e numrit të madh të rriqërave dhe të gjitha rastet e pickimit dhe të sëmundjes konsiderohen aksidentale, qytetarët duhet të ndërmarrin këto masa individuale:


  1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre;
  2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata;
  3. Pantallonat futni në çorapë;
  4. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën) që mund ti gjeni në barnatore;
  5. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër;
  6. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre;
  7. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt;
  8. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe);
  9. Pastrimi dhe dezinfektimi i shtallave të bëhet në vazhdimësi;
  10. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë;


MOS HARRONI! Poqese ndërmerren masat e sipërpërmendura do të zvoglohet dukshëm prania e rriqërave dhe do të ndërpritet përhapja e sëmundjes.

Këto masa ju duken të thjeshta dhe të lehta, por shpëtojnë jetë!

MOS LEJONI QË RRIQËRA TË RREZIKOJ JETËN TUAJ!

NE MUND TË MBROHEMI NGA PICKIMI I RRIQËRAVE DHE TË SHPËTOJMË JETË.


JETA JONË ËSHTË NË DUART TONA!


Last Updated (Monday, 15 February 2016 11:21)