Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Komunikatë për media

Vërshimet në disa rajone të Kosovës

Si pasojë e reshjeve të mëdha në disa rajone të Kosovës Qendrore dhe Perëndimore, është shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenjë të Kosovës dhe dalja nga shtrati duke shkaktuar vërshime në rrugë që po vështërson dukshëm qarkullimin.

Vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonëshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papëpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit (largimit të ujërave të zeza), kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

Kur kësaj situate i shtohen edhe vërshimet nga përrenjtë dhe lumenjt ku shtretërit e tyre janë deformuar, pas reshjeve ato fryhen dhe depërtojnë në mjediset e banuara. Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në sipërfaqe materje fekale që paraqesin rrezik potencial për shpërthime epidemike të sëmundjeve ngjitëse.

Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik deri sot rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

Duke patur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto:

Rekomandime:

1. Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara.

2. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit.

3. Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit në 100 grade Celsius se paku 10 min.

4. Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin.

5. Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike.

6. Ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara.

Ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar po monitorojnë me kujdes situatën epidemiologjike dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja.

Last Updated (Wednesday, 09 November 2016 21:31)