Epidemiologjia si shkencë dhe disciplinë mjekësore në Kosovë tashmë ka një traditë dhe rutinë të përsosur. Kjo veprimtari në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës realizohet në Departamentin e Epidemiologjisë. Detyrat e epidemiologjisë janë përcaktuar në bazë të nevojave aktuale të problematikës shëndetësore në Kosovë. Ndër këto detyra më prioritare janë:
Mbikëqyrja, hulumtimi dhe parandalimi i sëmundjeve ngjitëse dhe jongjitëse;
Matja e frekuencës dhe përhapjes së sëmundjeve, hulumtimi i etiologjisë së tyre;
Intervenimi në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve me ndërmarrjen e masave profilaktike dhe kundërepidemike.
Aktivitetet e Departamentit të Epidemiologjisë:
Përforcimi i shërbimeve epidemiologjike në Kosovë;
Përforcimi i rrjetit kombëtar për gadishmëri dhe përgjigje ndaj sëmundjeve ngjitëse;
Mbikëqyrja e sëmundjeve kronike dhe faktorëve të rrezikut;
Plani i aksionit për epidemiologjinë e ambientit dhe vatrat endemike në Kosovë;
Programi EPI me aksent të veçantë në eliminimin e paralizës së fëmijëve, fruthit dhe tetanozit neonatal
Zvoglimi i incidencës dhe vdekshmërisë nga sëmundjet vaksinë-preventabile, sëmundjet ngjitëse dhe parazitare;
Zhvillimi i planit strategjik për sëmundje bioterroriste dhe zoonoza;
Plani i aksionit për ITR/IST/HIV/AIDS;
Kontrollimet sanitare dhe infeksionet intrahospitalore;
DDD profilaktik dhe kundërepidemik;
Puna edukative, hulumtuese dhe shkencore;
Bashkëpunimi me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare.