Stafi i Departamentit të Ekologjisë humane në vitin 2012
Prof. Dr. Selvete Krasniqi;
spec. e ekologjisë humane

Drejtori i departamentit:
Prof.Asoc.Dr Tahire Maloku-Gjergji,
spec e ekologjisë humane;
Shefi i sektorit të ujit dhe sanitacionit:
Dr Burbuqe  Latifi, spec e ekologjisë humane;

 

Veprimtaria e Departamentit

Departamenti i Ekologjisë humane luan rol të rëndësishëm në rrjetin e shëndetësisë publike të Kosovës. Objektivi  kryesor i këtij departamenti është mbrojtja e shëndetit publik përmes përcjelljes, identifikimit, korigjimit dhe  avansimit të faktorëve mjedisor me ndikim në shëndet.

Në këtë drejtim janë zhvilluar këto shërbime;

Përcjellja dhe vlerësimi i kualitetit të ujit për pije, ujit të ambalazhuar, ujërave rekreative në ;
Përcjellja dhe vlerësimi i kualitetit të artikujve ushqimor qoft prodhime vendore apo nga     importi;
Përcjellja dhe vlerësimi i shkallës së ushqyeshmërisë të grupmoshave të ndryshme me akcent   të veçantë në deficiencat nutritive .
Përcjellja dhe vlerësimi i kualitetit të ajrit;
Përcjellja ,vlerësimi  dhe propozimi i masave për avansimin e  kushteve higjeniko-sanitare në institucionet  me rëndësi të veçantë ( klinika, spitale, ambullanta, shkolla, hotele, shtëpi e pleqëve, menza, restorane, fabrika për përpunimin e ujit për pije, fabrika për prodhimin e artikujve ushqimor, aeroport, stacioni i autobusëve, tregjet e gjelbërta,  etj);

Ky departament merr pjesë në përpilimin e politikave të shëndetësisë publike dhe akteve nënligjore nga lëmia e Ekologjisë humane.
Po ashtu merr pjesë në projekte hulumtuese me karakter kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Eshtë qendër  profesionalo-shkencore, koordinon veprimtarinë e vet me ISHP- regjionale,përcjell, validon dhe aplikon metoda analitike dhe merr pjesë në edukimin dhe trajnimin  e vazhdueshëm të stafit.


Veprimtaria e laboratoreve në Departamentin e Ekologjisë humane

Analiza fiziko-kimike e ujit për pije, ujit të ambalazhuar dhe ujërave rekreative;
Analiza fiziko-kimike e artikujve ushqimor, preparateve kozmetike dhe preparateve për mirëmbajtje të higjienës;
Analiza e aerosedimentit, përcaktimi i metaleve të rënda në aerosediment (Pb, Cu,Zn, Cd);
Përcaktimi i aditivëve në artikuj ushqimor ( sakarina, aspartami, Na-benzoati, acidi sorbik dhe kafeina);
Përcaktimi i metaleve të rënda në ujë, artikuj ushqimor, ajër dhe mostra humane ( gjak);
Përcaktimi i jodit në urinë;

Prioritetet për të ardhmen

Përcaktimi i pesticideve, hormoneve, antibiotikëve, mycotoxinave(aflatoksinat), PAH, detergjenteve etj në ujë dhe artikuj ushqimorë;
Përcaktimi i SO2, NOx, blozës, CO2 , në ajër;
Përcjellja e nivelit të zhurmës në ambientin komunal;
Përcaktimi i standardev të shkallës së rritjes dhe ushqyeshmërisë në shkallë Kosove:

Last Updated (Saturday, 29 June 2013 21:21)