Mjekësia sociale është disipline e veçantë mjekësore dhe si e tillë është zhvilluar në mënyra të veçanta edhe në vende të ndryshme duke ju përshtatur nevojave, mundësive dhe prioriteteve shëndetësore, ekonomike dhe kulturore të vendeve.

Ajo çka është e përbashkët për mjekësinë sociale në secilin vend është përkushtimi ndaj interaksionit të shkaktarit, njeriut dhe mjedisit duke e fokusuar interesimin në ndikimin e këtij interaksioni në përparimin, ruajtjen e shëndetit dhe parandalimit të përparimit të sëmundjeve.


Në Kosovë veprimtaria e mjekësisë sociale ka këto prioritete:

Promovimin shëndetësor
Analizimin e nevojave dhe kërkesave shëndetësore të popullatës
Vlerësimin e gjendjes shëndetësore
Evaluimin e programeve të veçanta shëndetësore
Vlerësimin e resurseve njerëzore për shëndetësinë kosovare
Vlerësimin e kualitetit të mbrojtjes shëndetësore
Ekonomiken e shëndetësisë
Menaxhimin në shëndetësi
Përpilimin e legjislacionit të nevojshëm për zbatimin e mbrojtjes shëndetësore
Bashkëpunimin Ndërkombëtar në lëmin e shëndetësisë
Ngritjen dhe edukimin profesional në të gjitha nivelet
Përcaktimin e standardeve dhe normativëve të shërbimeve shëndetësore dhe aplikimin e tyre në praktikë duke bërë monitorimin e implementimit ;
Përpilimin dhe realizimin e hulumtimeve, projekteve dhe detyrave tjera që i besohen Institutit Kombëtar të shëndetësisë publike.
Të zhvillon aftësi tek popullata dhe individët për shkathtësi avokuese për shëndet