Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

National Institute of Public Health of Kosova


Prishtinë, 09/01/2013

Informatë

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE E GRIPIT SEZONAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

 

Në periudhën shtator – dhjetor të vitit 2012 në IKSHPK janë raportuar gjithsej 7908 raste të gripit sezonal (ILI). Sipas ecurisë epidemiologjike tregohet një rritje të numrit të rasteve: shtator (881) raste, tetor (1925), nëntor (2487) dhe dhjetor (2615) raste.

Nga këto raste 1 pacient është hospitalizuar në MIQ të QKUK me tablo të rëndë klinike. Ky rast është konfirmuar si grip A (H1N1) në analizat laboratorike të testuara në Institutin Kombëtar.

Nëse e krahasojmë me të njejtën periudhë kohore shtator-tetor 2011 (8399 raste), shohim se edhe këtë vit janë raportuar numër i pritur i rasteve konform sezonës së gripit.

Sezona e gripit është e paparashikueshme sa i përket numrit të rasteve. Epidemitë e gripit lajmërohen çdo vit, por kohëzgjatja, pasqyra klinike (lehtë apo rëndë) varen nga shumë faktorë përfshirë llojin e virusit në qarkullim, sa virusi vaksinal është në përputhje me virusin në qarkullim dhe sa persona janë vaksinuar.

Me 23 Shkurt 2012 OBSH rekomandon se në Hemisferën Veriore gjatë sezonës së gripi do jenë në qarkullim këto tri viruse të cilat përdoren për përfitim të vaksinës kundër gripit sezonal:

  • Virusi A /California/7/2009 (H1N1)pdm09,
  • Virusi A/Victoria/361/2011 (H3N2),
  • Virsi B/Wisconsin/1/2010-like virus (from the B/Yamagata lineage of viruses).

Me këtë vaksinë Instituti Kombëtar ka bërë mbulimin e të gjitha Institucioneve të Kosovës që nga shtatori i vitit 2012 kur Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 100.000 doza.

Virusi i gripit H1N1 i cili ishte shtam i ri në vitin 2009 dhe fajësohej për Pandeminë potenciale të gripit, tani konsiderohet dhe është shkaktar i gripit sezonal.

Situata epidemiologjike është në mbikqyrje nga të gjitha ekipet e Institutit Qendror dhe Institutet rajonale.

 

Last Updated (Thursday, 10 January 2013 13:19)