alt


Gripi sezonal

Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Përcjellët direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyrë indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal.


Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?

Personi i infektuar me virusin e gripit mund të infekton të tjerët, deri në 5 ditë pas lajmërimit të shenjave të gripit. Sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë.


Kush rrezikohet nga gripi sezonal?

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët.

Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t'u infektuar me virusin e gripit sezonal si:

Fëmijët e vegjël deri në 5 vjeç,

moshuarit 65 vjeç e sipër,

Gratë shtatzëna,

Të sëmurët me sëmundje kronike.

Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë:

Temperaturë e lartë

Lodhje

Rrjedhje të hundëve

Dhimbje fyti

Kollë

Barkqitje dhe vjellje

Dhimbje koke, barku e muskujsh

Shenjat e rrezikut.

Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: Tek fëmijët vëreni:

Temperatura mbi 39 C

Frymëmarrje të shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen

Ndryshim ngjyrës së lëkurës

Konsum të pa mjaftueshëm të lëngjeve

Ethe me skuqje të lëkurës

Shtrëngim te qafës

Tek të rriturit vëreni:

Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim

Dhimbje apo presion në gjoks apo bark

Marramendje të papritur

Konfuzion mendor


Të vjella të vazhdueshme

Si te mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?

Rekomandojmë këta hapa për të luftuar gripin:

I. Vaksinimi.

Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.

Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor.

Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut.

Vaksina kundër virusit të gripit sezonal rekomandohet sidomos :

Fëmijëve mbi 6 muaj

Personave mbi 50 vjeç

Personave me rrezik më të lartë për shkak të sëmundjeve kronike të tyre

Personelit shëndetësor

Grave shtatzëna

Personave kujdestarë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e te moshuarve.

Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet :

Personave që kanë alergji në vezë

Personave me sëmundje akute të përcjellur me temperaturë

Fëmijët nën 6 muaj

II Masat e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal

Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me faculetë.

Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni dezinfektues.

Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

Përpiquni të shmangeni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina

Bëni aktivitet fizik

Bëni gjumë të mjaftueshëm.

Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit , barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut

Këshilla

Nëse jeni të sëmurë me grip :

Qëndroni në shtëpi.

Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë

Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini

Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime

Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj, që të pengoni vizitat e panevojshme

Evitoni kontaktet me njerëzit si dhe hapësirat publike të mbyllura

Last Updated (Monday, 05 October 2015 20:11)