Qendra e Laboratorëve Testuese (tani e tutje QLT) është Departament në kuadër të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike e cila ka krijuar, dokumentuar, zbaton dhe mirëmban sistemin e menaxhimit të cilësisë konform standardit ndërkombëtar ISO/IEC 17025:2005. Sipas skemës organizative të IKSHPK-së, QLT  funksionon si njësi e veçantë punuese pa qenë e varur nga puna dhe aktivitetet që zhvillohen në Qendra (Departamente) tjera të IKSHPK-së.

Veprimtaria themelore e QLT, është analiza e parametrave fiziko-kimik, analitik dhe mikrobiologjik të ujit dhe ushqimit.

QLT ka punonjës profesional dhe me përvojë të cilët vazhdimisht perfeksionohen.

QLT  është pajisur me pajisje bashkëkohore dhe mbështetje kompjuterike ashtu që të mund të testoj produktet me metodat e testimit nga fusha e zbatimit të akreditimit.

Pajisjet mirëmbahen dhe rregullisht kalibrohen në mënyrë që çdo herë të fitohet rezultat i saktë dhe i besueshëm.

Me staf profesional dhe pajisje të përshtatshme, pavarësinë dhe paanshmërinë si dhe përmirësimit të vazhdueshëm QLT është në gjendje që ti përmbushë kërkesat sipas ISO/IEC 17025:2005.

Numri i të punësuarve në QLT është 22.

1    Fushëveprimi

Kërkesat e standardit ISO/IEC 17025:2005  në QLT zbatohen për zhvillimin e sistemit të menaxhimit  të cilësisë, administrimin dhe veprimtarinë teknike.

Fushëveprimi i QLT është testimi i parametrave fizikë, kimik, mikrobiologjik dhe analitik të ujit dhe ushqimit para, gjatë dhe pas trajtimit.

Kërkesa  e klauzolës 5.4.4 e standardit ISO/IEC17025:2005 që ka të bëjë me përdorimin e metodave jostandarde  nuk aplikohen nga QLT.

2    Standardet referuese

Ky manual është përpiluar për të arritur kërkesat e standardit ISO/IEC 17025:2005. Kështu, janë arritur edhe principet e kërkesave te standardit ndërkombëtar ISO 9001:2000, sipas zbatueshmërisë.

3.    TERMAT DHE PËRKUFIZIMET

Përkufizimet e përgjithshme në lidhje me cilësinë referohen në Standardin e Sistemit të menaxhimit të cilësisë sipas standardit ndërkombëtar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë ISO 9000:2000.


QLT përbëhet nga stafi menaxhues dhe ai teknik

Stafi Menaxhues:

QLT menaxhohet nga Drejtori i Qendrës së Laboratorëve Testues, Ass. Dr. Drita Zogaj Mr sc. specialiste e Ekologjisë Humane.

Menaxhmenti i QLT përbëhet  nga:

Shefi i Laboratorit të ujit Dr. Spec. i Ekologjisë Humane Ergyl Binçe

Shefi i Laboratorit të Ushqimit,  Mr.sc.Dr.spec. Ekologjisë Humane Antigona Ukëhaxhaj,

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë, Mr.sc.Dr.spec. Mikrobiologjisë, Arbëresha Jaka-Loxha

Shefi i Laboratorit Analitik, Dr. spec. i Ekologjisë Humane Ergyl Binçe.

· Menaxheri i cilësisë –Ass. Dr. Drita Zogaj Mrsc. specialiste e Ekologjisë Humane -Drejtor i Qendrës së Laboratorëve Testues

· Zëvendës menaxheri i cilësisë- Dr. Antigona Ukëhaxhaj -specialiste e Ekologjisë Humane

Stafi Teknik

Stafi teknik përbëhet nga:

· Analist-Afërdita Zuka, spec. i kimisë sanitare(Laboratori analitik dhe të ushqimit)

· Analist-Lirie Sefaja, Mr.sc.spec. i kimisë sanitare

· Analist-Kimete Krasniqi, spec. I kimisë sanitare

· Laborant - Vehbi Tahiri,

· Laborant – Agron Hajrullahu,

· Laborant – Elife Beka,

· Laborant – Arben Gojani

· Laborant- Shukrije Surdulli

· Laborante - Advije Zymberi

· Laborant – Xheladin Mjeku

· Laborante- Drita Adili

· Laborante – Suzana Zylfijaj

· Laborante - Saranda Halimi

· Kujdestare i mostrave – Artan Alaj

· Mostrues – Besfort Bullatovci

· Mostrues - Faton Jusufi

· Mostrues- Xheladin Musolli

 

· Enëlarëse- Halide Uka

 

 

Aktivitete te tjera:

Qendra e Laboratoreve Testuese  gjate vitit  2012  ka marre pjese ne 12 verifikime te kualitetit te Analizave /Testime te Aftesise ( Proficiency Testing –PT) dhe atë  në :

Verifikimin e kualitetit te analizave (Proficiency Testing – PT ) per jodin ne urine – me CDC Atlanta /USA  për programin EQUIP(ENSURING THE QUALITY OF URINARY IODINE PROCEDURES) ne  muajin shkurt,mars,maj dhe gusht si dhe mostrat nga Kazakh Academy of Nutrition/Laboratory of IDD prevention ne muajin mars dhe tetor ( Bashkangjitur Raporti “EQUIP   Round 31 ,32,33 -2012 “  si dhe  Raporti “ QUICK Program   Round  01-2012 “ )

Pjesëmarrje e laboratoreve të QLT - në verifikimin e kualitetit te analizave (Proficiency Testing – PT ) per Pb ne gjak me CDC-Atlanta /USA për programin LAMP( Lead and Multielement Proficiency) – Round 23 - në  muajin shkurt, Round 24 ne muajin maj, Round 25 ne muajin gusht dhe Round 26 ne muajin nentor ( bashkangjitur Raporti “LAMP  Round 23,24,25,- 2012” )

Pjesemarrje e laboratoreve te QLT – ne verifikimin  e analizave „Proficiency testing in IPA 2011” University of Ljubljana  per programin  PT 9 - Determination of trace elements in total diet- Pb, Cd, As, Se, Zn, Cu , Fe dhe  PT-2 Drinking Water -  with trace elements (10-200) ìg/L Al,  (1-20) ìg/L As,  (1-10) ìg/L Cd,  (10-100) ìg/L Cr, (10-100) ìg/L Cu,(10-100) ìg/L Fe,

(10-50) ìg/L Mn,  (10-50) ìg/L Ni,  (1-50) ìg/L Pb,  (1-20) ìg/L Sb, (50-300) ìg/L Zn,

150 mL (0,5-5) ìg/L Hg,  and anions (0,5-10) mg/L F-, (5-50) mg/L PO4-3,

(10-150)mg/L Cl -,  (5-50) mg/L NO3-,  (0,1 – 1) mg/L NO2- , (10-100) mg/L SO4-2.

Last Updated (Saturday, 29 June 2013 21:23)