Prishtinë, 11 korrik 2015
INFORMATË PËR CILËSINË E UJIT PËR PIJE
NGA LIQENI I BADOVCIT
Pas marrjes së informatës për dyshimin për kontaminimin e ujit të Liqenit të Badovcit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit.
Mostrat janë analizuar në laboratoret e IKSHPK.
Në të gjitha mostrat janë testuar parametrat bazik kimik dhe 19 metale dhe që të gjitha rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloren për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Gjithashtu parametri fizik, turbullira dhe pëçueshmëria rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Andaj Instituti Kombëtar rekomandon:
IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale.
Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontrollë të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.
Last Updated (Saturday, 11 July 2015 17:18)
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves