alt

Prishtinë, 04 shtator 2015

INFORMATË PËR CILËSINË E UJIT PËR PIJE

NGA UJËSJELLËSI RAJONAL MITROVICË

Pas marrjes së informatës nga Kompania Ujësjellësi rajonal Mitrovicë, për dyshimin për kontaminimin e ujit në lumin Ibër, me një sasi hidrokarbure, janë ndërmarrë masa të menjëhershme.

Menaxhmenti i fabrikës menjëherë ka marr masat e duhura duke ndërprerë furnizimin me ujë duke ndalur valvulat e gypit të rrjetit.

Pastaj janë marr për analizë mostrat e ujit të trajtuar në fabrikë dhe mostrat e ujit të
patrajtuar në kanalin Ibër-Lepenc. Në të gjitha mostrat të gjithë parametrat bazik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloren për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

Pas konstatimit të saktë të gjendjes në terren dhe sigurimit se uji i kontaminuar nga kanalizimi nuk ka pas qasje në kanalin ku merret uji për trajtim dhe bazuar në analizat e ujit të punuara në labaratorin e fabrikës dhe leximit të parametrave online të ujit në SCAD rredh orës 2:00 fabrika është lëshuar në punë nga menaxhmenti i ujësjellësit rajonal në Mitrovicë.

Andaj Instituti Kombëtar rekomandon:

  1. Kompania e ujësjellësit Rajonal të vazhdoj kontrollin e ujit të pijes.
  2. Kompania duhet ta ngritë vigjilencën dhe mbrotjen për siguri të resursit të ujit duke krijuar zonë të rreptë mbrojtëse sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH.

IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale.

Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontrollë të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.

Last Updated (Friday, 04 September 2015 13:05)