Informata Bazike për HIV dhe AIDS

Cfarë është HIV?

H është për humane njerëzore, virusi mundtë infektojë vetëm qeniet njerëzore.

I
është për imunitetin e dobësuar. Virusi e dobëson sistemin imunitar duke i shkatërruar qelizat e rëndesishme të cilat e luftojnë sëmundjen dhe infeksionin dhe si i tillë një system imuntar i dobësuar nuk e mbron organizimin.

V është për virusin i cili shumohet pasi të ketë marrë tërësisht një qelizë në trupin e infektuar.

Virusi i HIV është ndryshe nga virusi i fohjes apo i gripit sezonal kalues ku organizimi pastrohet dhe shërohet nga këta virus. Virusi HIV mund të fshihet për periudha të gjata në qelizat e trupit dhe mund të atakojë në pjesë të rëndësishme të sistemit imunitar – qelizat T dhe CD4.  Trupi ka nevojë për këto qeliza të luftojë infeksionet dhe sëmundjet , HIV i sulmon ato i shfrytëzon për tu shumuar vet, dhe pastaj i shkatërron ata.


Me kalimin e kohës HIV mund të shkatërrojë aq shumë qeliza ashtu që trupi më nuk do të mund të mbrohet nga infeksionet dhe sëmundjet. Kur kjo ndosh atëherë HIV do të zhvillohet në AIDS.

Cfarë është AIDS?

AIDS është shkurtesë për sëmundjen e shkaktuar nga HIV.

A – Aquired - ( i fituar) dmth dicka që ju e fitoni pas lindjes

I –
Immuno – sistemi imunitar i trupit tuaj i cili përmban të gjitha organet dhe qelizat që luftojnë infeksionin ose sëmundjen.

D –
Deficinecy Ju merrni AIDS atëherë kur sistemi i juaj imunitar është “deficient” apo nuk funksionon ashtu si duhet.

S – Syndrome Sindroma nënkupton disa simptome dhe shenja së bashku. AIDS është sindorm sepse ka një sërë komplikime dhe simptome.

AIDS është faza e fundit e infeksionit. Në këtë stad sistemi imunitar është shumë i dobësuar dhe e rrizikon organizimin nga infeksionet oportuniste. Diganoza me AIDS bëhet atëherë kur diganostifikohen një ose më tepër infeksione specifike, kancer të veqnatë ose një numër i vogël i qelizave CD4. Nëse keni  AIDS, do të ju duhet ndihma dhe trajtimi mjekësor që ta prevenoni vdekjen. 

Prej nga ka ardhur HIV?

Besohet se versioni i simian virusit të imunodeficinecës është ndryshuar (ka pësuar mutacion) në virusin e imunodeficiencës humane dhe është përcjelluar në njerëz nga një lloj i shimpanzës që jeton ne Afrikën Perendimeore gjatë gjuetisë në këta shimpanza për msih dhe kanë ardhur në kontakt me gjakun e tyre të infektuar.

Si përhapet HIV?

HIV më së shpeshti përhapet kur:

1. Nuk përdoren kondomët gjatë marrëdhënieve seksuale me një person që ka HIV.

2.
Duke shkëmbyer gjilpëra, shiringa ose mjete të tjera që përdoren për të pregaditur përdorimin e drogave injektuese.

3.
Nëna është HIV pozitiv dhe HIV mund të kalojë nga nëna të fëmiu gjatë shtatëzënisë.

Rrugët më pak të shpeshta janë:

Therja ose prerja me ndonjë objekt të kontaminuar me HIV (punëtoret shëdnetësor)
Nga transfuzioni gjakut dhe produkteve të tij, tarsplantimi i organieve dhe indeve të kontaminuara me HIV.

HIV mund të transmetohet edhe gjatë injeksioneve dhe intervenimeve mjekësore dhe stomatologjike në kushtet e dobëta higjieniko sanitare.

Tatuazhet poashtu paraqesin një mundësi të infeksionit, prandaj mjetet që përdoren për tatuazh duhet të jenë steril
Kontakti përmes lëkurës së dëmtuar, plagës ose membranes së mukozës dhe gjakut të infektuar me HIV ose lëngjet trupore të kontaminuar me gjak.


HIV nuk mund të reprodukohet jashtë trupit të njeriut.

HIV nuk përhapet përmes:

Ujit ose ajrit

Insekteve duke përfshirë këtu edhe pickimin e mukonjave.

Pshtymës, lotëve ose djersës.

Kontaktet e zakonshme të përshëndetjeve me duar ose përdorimit të enëve.

Puthjet me gojë të mbyllur “ puthjet sociale”

Cfarë janë HIV testet?

Testet që përdoren detektojnë antitrupat (substancat të cilat i prodhon trupi) pasi të jetë infektuar me HIV.

Mund të kalojë një kohë derisa sistemi imunitar të prodhojë mjaft anitrupa për për tu detektuar me test, dhe kjo periudhë në mes të infeksionit dhe mundësusë për tu detektuar mund të ndryshojë nga personi në person. Gjatë kësaj periudhe mundësia e transmisionit përmes seksit dhe shkëmbimit të gjilpërave mund të jetë shumë e madhe.

Sipas Centers for Disease Control në Atlanta antitrupat mund te detektohen përmes testeve më të shpeshta brenda 2 deri në 8 javë (mesatarja 25 ditë) nga infeksioni. 97% të personave do të zhvillojnë nivelin e antitrupave që mund të detektohen Brenda tre muajve të parë. Prandaj, personat duhet të konsiderojnë të testohen edhe tre muaj pas ekspozimit të tyre potencial ndaj HIV. Në raste shumë të rralla mund të kalojnë deri në gjashtë muaj deri të zhvillimi i niveilt të detektueshëm të antitrupave.

Testet laboratorike të HIV dërgohen në laborator  referent të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Eksistojnë edhe testet e shpejta të cialt mund të lexohen brenda 20 minutave.

Të gjitha testet pa marrë parasysh a janë laboratorike apo të shpejta duhet të konfrimohen poashtu në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Si mund të prevenohet HIV?

Qëndroni besnik partnerit tuaj.
Limitoni numrin e partnerëve tuaj seksual. Sa më pak partner të keni aq më pak mundësi do të keni të rastisni dikend që është i infektuar me HIV.
Përdorni kondom.
Testohuni dhe isnistoni që edhe partneri/ët juaj/tuaj të testohen.

Ku mund të testoheni?

Insitutioni: Qendra e Testimit Konsultimit Vullnetar – Klinika e Sëmundjeve Infektive Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Adresa: University Clinical Centre of Kosova Compound
Tel ++
Orari i punës:  08:00 – 14:00 Hëne - Premte

 

 

Insititucioni:  "BIOTICUS’’ – Laboratori Diagnostik Privat 
Adresa: Kodra e Diellit, zona Qender nr.7, Pristina
Tel.  ++;
++
E-mail: ;
Orari i punës: 8:00 – 18:00 Hëne – shtune

Insitucioni:  Labirint” – Organizatë jo qeveritare e përkrahur nga Fondi Global
Adresa:  Mbreti Zog Nr.3 1/1 - Prishtina
Tel.  ++;
E-mail:
Orari i punës: 8:00 – 19:00 Hëne - Premte,
Shtunë 10:00 – 13:00
Labirint” Zyra ne Prizren
Adresa:  Rr. Marin Barleti Nr. 5, Prizren
Tel:
Orari i punës:   11:00 – 18:00 Hëne - Premte,
Shtunë 10:00 – 14:00  

Labirint” Zyra ne Gjilan
Adresa:Rr. Adem Jashari Nr.94/b, Gjilan
Tel: 0
Orari i punës:   11:00 – 18:00 Hëne - Premte,
Shtunë 10:00 – 14:00

Institutioni:  CSGD“-Organizatë jo qeveritare e përkrahur nga Fondi Global
Adresa:  Imzot Nikprela nr 10
Tel. ++
E-mail:
Orari i punës: 12:00 – 20:00 Hënë - Premte,

HIV Infeksioni
Cfarë do të thotë HIV infeksion?

Diagnostifkimi I HIV infeksionit do të thotë që ju jeni ekspozuar Virusit të imunodeficiencës (HIV) dhe se të dy testet preliminare enzyme immunoassay (EIA) dhe testi konfirmues (Western blot) janë kthyer poztivisht për antitrupat.
Të qenit me HIV infeksion do të thotë mundësia për të përcjelluar virusin te të tjerët, duke përfshirë partnerin/rët seksual. Femrat shtatëzënë mund ta përcjellin edhe te fëmijët edhe para lindjes.
Nëse njëherë diagnostifikohet një person me HIV, ai/ajo fo të jenë bartës të perjetshëm të këtij virusi. Njerëzit e inffektuar me me HIVmund të marrin masa për t’iu shmangur paraqitjes së AIDS.
Është shumë me rëndësi pasi që të diagnostifikohet HIV, gjëja më e rëndësishme është që të vizitohen te mjeku i cili ka përvojë në përcaktimin dhe përcjelljen e terapisë sipas nevojës.
Nëse mjeku ju përshkruan terapinë duhet të kujdeseni që ta merrni me rregull terapinë ashtu si ju ka përshkruar mjeku dhe të mos e ndalni terapinë pa e konsultuar mjekun.

 

Last Updated (Wednesday, 30 November 2011 14:17)