KOMUNIKATË PËR MEDIA
Java botërore e imunizimit, 24 – 30 prill 2013

Zyrat e UNICEF-it dhe OBSH-së në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të shënojnë Javën Botërore të Imunizimit në Kosovë (24-30 prill 2013).

Kjo javë shënohet në nivel global me qëllim të ngritjes së njohurive për të mirat dhe përfitimet nga imunizimi.
Java fokusohet mbi nevojën për të rritur ndërgjegjësimin e politikëbërësve, profesionistëve të shëndetësisë, prindërve dhe kujdestarëve, si dhe popullatës më të gjerë, mbi rëndësinë e imunizimit në mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina. Gjithashtu kjo javë thekson rolin kritik që profesionistët shëndetësor luajnë në krijimin e praktikave të mira të imunizimit.

Imunizimi është një nga iniciatiavat më të suksesshme të shëndetit publik dhe më kosto-efektive të programeve shëndetësore. Vaksinat ruajnë dhe mbrojnë fëmijët. Çdo vit, imunizimi shmang rreth 2-3 milion vdekje të fëmijëve nga sëmundjet vdekjeprurëse që prekin fëmijët në mënyrë disproporcionale.

Imunizimi ka edhe kuptim ekonomik. Studimet e fundit tregojnë se ngritja e shkallës së përdorimit të vaksinave ekzistuese në 72 vendet më të varfra të botës mund të shpëtojë jetën e 6,4 milion dhe shmangur 6.2 bilion $ në kostot e trajtimit dhe 145 bilion $ në humbje të produktivitetit midis 2011-2020.

Për më tepër shkarkoni komunikatën e plotë