Zyrtar të Lartë të MSh-së, po marrin pjesë në punëtorinë dy ditore në Mal të Zi
Prishtinë, 29 janar 2015
Punëtoria është organizuar në nivel ndërkombëtar nga Komisioni Evropian, ku po diskutohet Monitorimi i Sëmundjeve jo ngjitëse dhe Pabarazitë Shëndetësore në lidhje me sëmundjet jo ngjitëse - definimi i indikatorëve minimal
Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm dr. Gani Shabani, prof. dr. Naser Ramadani, prof. dr. Merita Berisha, prof dr.Ilir Begolli dhe z. Mentor Sadiku, po marrin pjesë në punëtorinë dy ditore, 29-30 Janar në Podgoricë.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë punëtori kanë prezantuar aktivitetet në monitorimin dhe parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse si dhe regjistrat populativ për sëmundjet jo ngjitëse.
Punëtoria do të përfshijë prezantime të ekspertëve shëndetësor ndërkombëtar, për Monitorimin e Sëmundjeve Jo ngjitëse dhe Pabarazitë Shëndetësore në lidhje me sëmundjet jo ngjitëse - definimi i indikatorëve minimal.
Punëtoria është organizuar nga Komisioni Evropian, Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore dhe Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi.
Last Updated (Thursday, 29 January 2015 22:40)
INFORMATË PËR MEDIA04 janar 2015 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po bën mbikëqyrjen permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes dhe në kuadër të kësaj mbikëqyrje edhe raportimin për gripin. Ne po e percjellim vazhdimisht situatën epidemiologjike në Kosovë dhe në botë dhe jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me zyrën e OSBH-së në Prishtinë. Në këtë sezonë 2014/2015 gripi ka filluar të raportohet nga shtatori dhe përcillet me kujdes të veçantë duke pasur parasysh rrezikun e paraqitjes eventuale të gripit A H1N1 dhe mundësinë e shpërthimit epidemik. Situata aktuale epidemiologjike Instituti Kombëtar përcjell me vëmendje ecurinë e shfaqjes eventuale të gripit në Kosovë përmes 6 Instituteve rajonale situatën e sëmundjeve ngjiitëse në sezonin e dimrit me vëmendje të posaçme në gripin A H1N1 bazuar ne Planin e Veprimit. Kështu sistemi ynë i mbikëqyrjes intensive ka grumbulluar dhe analizuar të gjitha rastet e dyshimit në Influencë në të gjitha komunat e Kosovës. Për periudhën tetor – nëntor 2014 janë raportuar 7204 raste me diagnozën ILI. Numri më i lartë i rasteve të raportuara janë nga komuna e Prishtinës (1283) dhe ajo e Prizrenit (862), prej të cilëve në Qendrën Kombëtare të gripit janë diagnostikuar 3 raste pozitive në A (H1N1)v, prej të cilëve 1 rast fatal është raportuar nga SHSKUK (Mjekimin Intensiv Qendror) si pasojë e problemeve të traktit respirator (infiltrate pulmonar bilateral). Duke qenë se rasti fatal është nga komuna e Ferizajt, autoritetet qeveritare dhe shëndetësore kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e sëmundjes. Të gjitha rastet e raportuar nuk janë AH1N1, por shumica janë ftohje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, rrufa dhe rinite të cilat nuk e kanë tablon klinike tipike të gripit. Paraqitje e sëmundjes është e obliguar me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse nr. 02-L-109, andaj të gjitha institucionet shëndetësore kanë obligim që ta paraqesin sëmundjen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Në nivel ndërkombëtar grip me intenzitet të shtuar është regjistruar në të gjitha shtetet e BE-së. Masat e Institutit Kombëtar Në këto përgaditje Institutit Kombëtar dhe Ministria e Shëndetësisë ka lansuar Planin e Aksionit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së gripit në Kosovë. Me që nuk është e mundur të parashikohet se a do të shpërthej apo kur mund të shpërthej pandemia e gripit, intervenimet e hershme do të ndihmonin në parandalimin e pasojave katastrofale ose së paku të shtyjnë përhapjen e virusit dhe shfaqjen e pandemisë në përmasa globale. Kështu nga Ministria e Shëndetësisë sivjet janë siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal dhe janë shpërndarë në të gjitha institucionet e mjekësisë familiare. Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale institucioneve dhe përmes mediave që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shume lëngje të nxehta dhe vitamina. Me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë mund të pritet në ditët në vijim shfaqje e rasteve të gripit të formës së lehtë me raste sporadike të rënda te personat me sëmundje kronike andaj edhe ata duhet të kenë kujdes më të shtuar. Në Klinikën infektive deri sot janë trajtuar 4 raste dhe aktualisht një pacient është mbajtë si i dyshimtë i cili është në gjendje të mirë klinike. Nga të dhënat e deritanishme dhe lëvizjet e pacientëve nëpër ordinanca private, dyshohet për sëmundje tjera kronike ku virusi i gripit vetëm ka keqësuar gjendjen shëndetësore. Për çdo ndryshim të situatës epidemiologjikë në Republikën e Kosovës Instituti Kombëtar hulumton, raporton diagnostikon dhe merr masa në kohë reale duke njoftuar me kohë opinionin për masat mbrojtëse. Last Updated (Sunday, 04 January 2015 15:15) IKSHP prezanton rezultatet e hulumtimit për praktikat e punëtorëve shëndetësor në KPSH dhe shëndetin e foshnjave
Promovimi i fillimit të hershëm të ushqyerjes me gji ka potencial për të dhënë një kontribut të madh në arritjen e objektivit zhvillimor të mijëvjeçarit, respektivisht në zvogëlimin dhe parandalimin e vdekshmërisë së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël 0-24 muaj.
Prishtinë, 8 dhjetor 2014
Promovimi i gji-dhënies është një strategji kyçe për mbijetesën e fëmijëve. Promovimi i fillimit të hershëm të ushqyerjes me gji ka potencial për të dhënë një kontribut të madh në arritjen e objektivit zhvillimor të mijëvjeçarit, respektivisht në zvogëlimin dhe parandalimin e vdekshmërisë së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël 0-24 muaj.
Kështu u tha sot në Prishtinë në prezantimin e rezultateve finale të hulumtimit: Njohuritë, qëndrimet, praktikat e punëtorëve shëndetësor të Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe nënave për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, që u bë nga profesoresha Merita Berisha, udhëheqëse e Observatorit për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe të rinjve (IKSHP).
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Ferid Agani , tha se ky hulumtim mbështetet në prioritetet e MSh-së nga Strategjia Sektoriale Shëndetësore e cila i jep rëndësi të veçantë shëndetit të nënës dhe fëmijës. Gjithashtu, tha Ministri Agani, hulumtimi tregon se IKSHP ka potenciale të mëdha për analiza e hulumtime të rëndësishme, ndërsa institucioneve dhe profesionistëve u mbetet që të gjeturat e hulumtimeve t’i shndërrojnë në aktivitete praktike për përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës.
Dr. Naser Ramadani, drejtor ekzekutiv i IKSHP-së, tha se hulumtimi paraqet të dhëna relevante për shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe në realizimin e tij kanë ndihmuar OBSH me mbështetjen edhe të Qeverisë së Luksemburgut.
Dr. Skënder Syla, shef i OBSH-së në Kosovë tha se hulumtimi paraqet një bazë për dizajnimin e programeve intervenuese të politikë-bërësve dhe punëtorëve shëndetësor me qëllim që të zvogëlohet hapësira në mes praktikave aktuale të gji-dhënies dhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Dr. Merita Berisha (IKSHP), tha se synim i hulumtimit është që të përmirësohet dhe avancohet gjendja shëndetësore e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore pas vlerësimit të nevojave në terren. “Për mostër janë përzgjedhur 500 punëtorë shëndetësor të KPSH-së, prej të cilëve 335 infermierë dhe 165 mjekë në nivel Kosove, me nivel të besueshmërisë prej 95%, diferencë të pranueshme prej 5%, prevalencë të pritshme të njohurive prej 50% dhe efekt të mostrës në stratume prej 1.5”, ka shpjeguar profesoresha Berisha.
Nga 500 intervista të realizuara me nëna në rajonet e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt, Gjilanit, Prizrenit dhe Prishtinës, ka rezultuar se njohuritë e punëtorëve shëndetësor për gji-dhënien janë të kënaqshme dhe pa dallim sinjifikant sipas thirrjes; njohuritë deri diku janë të kënaqshme sa i përket definimit të Menaxhimit të Integruar të Sëmundjeve të Fëmijërisë-MISF-in; Praktikat janë treguar të kënaqshme dhe pa dallim sinjifikant mes mjekëve dhe infermierëve sa i përket këshillimit të grave për gji-dhënie menjëherë pas lindjes. Gjithashtu, janë vlerësuar si të mira njohuritë e nënave për fillimin e gji-dhënies pasi që mbi 90.0% e nënave të përfshira në hulumtim kanë dhënë përgjigje të saktë pa dallim sinjifikant sipas moshës dhe përgatitjes shkollore, derisa janë gjetur edhe segmente ku njohuritë duhet të përmirësohen ndjeshëm si praktikat e punëtorëve shëndetësor rreth monitorimit të rritjes së fëmijës 0-5 vjet, plotësimit të fletoreve të foshnjave, përmirësimin e njohurive të nënave për vaksinat e marra nga fëmijët, etj.
Last Updated (Monday, 08 December 2014 14:57) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves