1 Dhjetor - DITA BOTËRORE E AIDS-itTë përshpejtojmë rrugën për t’i dhënë fund AIDS-it Si pjesë e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, bota është e perkushtuar për t'i dhënë fund epidemisë së AIDS deri në vitin 2030. Ky objektiv ambicioz por i arritshëm përfaqëson një mundësi të madhe për të ndryshuar rrjedhën e historisë përgjithmonë, diçka që brezi ynë duhet të bëjë për brezat që do të vijnë . Çfarë është HIV ? HIV është shkurtesa për Human Immunodeficiency Virus, virus i cili shkakton dëmtimin e sistemit imunitar të njeriut. Virusi HIV gjendet në gjak, spermë, lëngun vaginal të personave të infektuar si dhe qumështin e gjirit të nënës se infektuar me HIV. Çfarë është AIDS ? AIDS-si është shkurtesë për Acquired Immune Deficiency Syndrome, që do të thotë Sindrom i imunodeficiencës se fituar, i shkaktuar nga HIV-i. Si përhapet HIV-i? HIV-i më së shpeshti përhapet përmes: • marrëdhënieve seksuale vagjinale, anale dhe orale të pa mbrojtura (pa kondom) me një person që ka HIV; • shkëmbimit të gjilpërave , shiringave ose mjeteve të tjera shpuese të kontaminuara; • nga nëna HIV pozitive te fëmiu gjatë shtatzënësisë, lindjes dhe gjidhënjës; • përmes gjakut, produkteve të gjakut, organeve dhe indeve që përdoren për transplatim (nëse janë të kontaminuara). HIV nuk përhapet përmes: • ujit ose ajrit; • pickimit të insekteve; • përshendetjeve (shtrengimit të dorës) dhe përqafimeve; • pështymës, lotëve ose djersës; • kontakteve normale shoqërore që i bëjmë çdo ditë si: të jetuarit, mësimi apo puna me personin i cili është i infektuar me HIV; • enëve të ushqimit; • larjes në vaskë apo pishinë. Fakte mbi HIV dhe AIDS: Deri më tani në botë, 36.9 milion persona jetojnë me HIV; Vetëm gjatë vitit 2014, 2 mil. persona të rinj janë infektuar me HIV, prej tyre 220 000 janë fëmijë; Gjatë vitit 2014 janë regjistruar 1.2 milion raste të vdekjeve si pasojë e AIDS-it; Në botë aktualisht jetojnë 3,2 milion fëmijë me HIV; HIV është “vrasësi” kryesor nga të gjithë shkaktarët tjerë të sëmundjeve ngjitëse: deri më tani përafërsisht rreth 39 milion njerëz kanë vdekur si pasojë e AIDS; Kombinimi i terapisë antiretrovirale parandalon ose ndalon riprodhimin e virusit në trupin e njeriut; Bartja e virusit nga nëna te fëmiu mund të evitohet në tëresi përmes zbulimit të hershëm me testim dhe inicimit të terapisë antiretrovirale. Ecuria e HIV dhe AIDS në Kosovë Sipas UNAIDS Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, nën 1% në popullatën e përgjitheshme dhe nën 5% te grupet me rrezik të lartë. Kosova si vend përballet me sfida të mëdha socio-ekonomike dhe politike: shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë, rritjes së përdorimit të drogave, sjelljeve seksuale me rrezik të lartë, komunitet të MSM-ve të stigmatizuar, lëvizshmëri të shpeshtë të kosovarëve për dhe nga vendet me prevalencë të lartë dhe të gjithë këta faktorë mund të nxisin një përhapje të shpejtë të epidemisë së HIV-it nëse ato nuk adresohen në mënyrë të drejt. Për shkak të numrit jo të madh të rasteve me HIV dhe AIDS ekziston rreziku i nënçmimit të rolit të aktiviteteve parandaluese në këtë fushë dhe kjo mund të ndikojnë në ngritjen e numrit të infeksioneve me këtë virus, veçanërisht ato të lidhura me grupet e popullatës të cilat janë më shumë të rrezikuara nga HIV infeksioni. Rasti i parë i AIDS-it në Kosovë është regjistruar në vitin 1986. Deri në vitin 2015 në IKSHPK në departamentin e epidemiologjisë janë raportuar gjithsej 100 raste me HIV dhe AIDS. Prej tyre 54 raste jane me AIDS dhe 46 me HIV infeksion; 41 vdekje janë regjistruar si pasojë e AIDS-it. Gjatë viti 2015 janë raportuar 2 raste. Një me rast ka vdek si pasojë e AIDS-it. Deri tani në Kosovë janë raportuar 5 fëmijë të moshës nën 14 vjec, dy prej tyre kanë vdek si pasojë e AIDS-it. Në aspektin gjinor, 69% janë meshkuj, 31% femra. Grup-mosha më e përfshirë është 25-34 vjeç (33 %) dhe 35-44 vjec (30%). Rruga më e shpeshtë e transmisionit të HIV është heteroseksuale (82%), homoseksuale 12%, 4% me transmision vertikal dhe 2% përmes injektimit të drogave. Si mund të parandalohet HIV-i? •Qëndroni besnik partnerit tuaj. •Përdorni kondom gjatë çdo marrëdhënie sekusale. •Mos injektoni droga, po që se jeni përdorues i tyre atëhërë përdorni mjete sterile (gjilpëra, shiringa etj) dhe mos i keëmbeni në mes vete. •Mjekoni infeksionet seksualisht të transmetueshme. •Testohuni dhe insistoni që edhe partneri juaj të testohet. Dobitë e testimit për HIV janë: •Diagnostikimi i hershëm i rritë gjasat që personi me HIV të filloj trajtimin sa më heret dhe në këtë mënyre të përmirësojë kualitetin e jetës. •Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi mund të zvogëlojë gjasat e transmetimit të infeksionit tek të tjerët. Ku mund të testoheni: •Qendra për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV- Klinika Infektive, Prishtinë. • Qendra Mediko Psikoterapeutike ‘Labyrinth’ në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. • OJQ – CSGD në Prishtinë. Këshillimi dhe Testimi është anonim, konfidencial dhe bëhet falas (pa pagesë). Konfirmimi i rezultatit pozitiv në HIV infeksion behet ne Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Departamentin e Mikrobiologjisë -Laboratorin Referent për HIV. Last Updated (Thursday, 26 November 2015 09:08) KOMUNIKATË
ECDC (European Center for Disease Control) në kuadër të programit MediPIET (Mediterian Program for Intervention Epidemiology Training), në shtator të 2015 bën vlerësimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u bërë Qendër Trajnuese për programin MediPIET. Pas shqyrtimit të të gjeturave dhe përfundimit se IKShPK plotëson të gjitha kriteret e parashtruara, Prof Karl Ekdahl udhëheqës i Bordit Këshilldhënës Shkencor (SAB) të MediPIET - Certifikon Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike- Qendër Trajnuese për programin MediPIET. Programi MediPIET financohet nga Komisioni Evropian, kurse mbikqyrja shkencore e implementimit të aktiviteteve bëhet nga ECDC. Qëllimi i programit MediPIET është fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve në parandalimin dhe kontrollën e kërcënimeve natyrore apo të provokuara nga njeriu e orientuar nga sëmundjet ngjitëse duke zbatuar Programin afatgjatë të Epidemiologjisë së terrenit. Krahas kësaj, qëllim tjetër është krijimi i rrjetit të epidemiologëve të terrenit për të ngritur platformën e përbashkët në luftë kundër kërcënimeve të shëndetit
Shtetet anëtare janë të gjitha shtetet e Mediteranit, shtetet e Detit të Zi, kurse përkrahës shkencore Franca, Spanja dhe Greqia, kurse Izraeli dhe Turqia janë shtete vëzhguese. Kosova përmes IKShPK-së është aktivisht e përfshirë që në momentin e lansimit të idesë për hartimin e programit MediPIET. Kosova deri më tani është përfshirë në implementimin e 5 moduleve të kohortit të parë me: facilitator, mbikqyrës dhe së paku 3 pjesëmarrës për secilin modul. Kohorti i dytë ka filluar në tetor 2015 ku Kosova është e përfshirë me: facilitator, mbikqyrës (2) dhe 2 pjesëmarrës obligativ për secilin modul. IKShPK – ja është pjesë e dy organizmave udhëheqëse TCF(Training Center Forum) dhe PCC (Project Coordinator Committe) – MedPIET dhe udhëheq Forumin Punues: Monitorimi dhe evaluimi / Kriteret e përzgjedhjes) Last Updated (Tuesday, 24 November 2015 10:50) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves