Bruksel, 14 nëntor 2013 – Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Prof. dr Naser Ramadani mori pjesë në punimet e Asamblesë Gjenerale të Asociacionit të Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) që u mbajt në Bruksel më 14 nëntor 2013.
Në punimet e kësaj Asambleje ndër të tjera u diskutua për programin e kompetencave kyçe të shëndetit publik europian, praktikat e mira dhe inovacionin në edukimin në shëndetin publik, programet e doktoratës dhe kapacitetet hulumtuese, edukimin parauniversitar në shëndetin publik, zhvillimin e kapaciteteve profesionale në shëndetin publik, etj.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga viti 2012 është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER). Asociacioni i Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) është themeluar më 1966, si iniciativë e OBSH dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin nga pikëpamja e edukimit, hulumtimit shkencor dhe praktikës në shëndetin publik. Asociacioni i Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) ka mbi 90 anëtarë nga të gjitha vendet e Evropës.
Last Updated (Sunday, 17 November 2013 22:21)
MIDDLE EAST RESPIRATORY SYNDROM – SINDROMA RESPIRATORE E LINDJES SË MESME (MERS)Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) është sëmundje virale respiratore e lajmëruar për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012. Shkaktohet nga coronavirusi i emëruar MERS – CoV. Coronavirusët janë familje e gjerë e virusëve që shkaktojnë sëmundje ndër njerëz, prej ftohjeve të zakonshme deri tek SARS-i (Severe Acute Respiratory Syndrom). MERS-CoV, është lloj i ri i virusit i cili deri më tani nuk ka shkaktuar sëmundje ndër njerëz. Pacientët e infektuar me këtë virus kanë zhvilluar pasqyrë të rëndë klinike akute të traktit të frymëmarrjes me temperaturë të lartë, kollitje dhe frymëmarrje të shkurtuar. Më tepër se gjysma e pacientëve kanë vdekur me shkallë të vdekshmërisë deri në 55%. Deri më tani, të gjitha rastet e sëmundjes janë të lidhura me katër shtetet e Gadishullit Arabik apo shteteve fqinje. Bartja e virusit nga personi i infektuar në personin tjetër është pasojë e kontaktit të përafërt. Megjithatë, rruga e përhapjes së virusit nuk është e njohur në tërësi pasiqë gjendja është duke evoluar në vazhdimësi. Raste dhe vdekjet nga MERS-CoV, prill 2012 – deri më tani (WHO)
Arabia Saudite është shteti i prekur më së rëndi nga kjo epidemi me 66 raste të sëmundjes dhe 38 vdekje (prej shtator 2012 deri më 12 korrik 2013), me vdekshmëri deri në 58%. Rastet e sëmundjes janë raportuar edhe në Jordan, Katar, Tunisi dhe Emirate të Bashkuara Arabe si dhe në disa shteteve Evropiane ndër udhëtarët që kanë vizituar së fundmi në Lindjen e Mesme. Për shkak të situatës së krijuar, Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite rekomandon që grupet e rrezikut të lartë të identifikuar gjatë kësaj epidemie të mos kryejnë obligimet e Haxhit – gjatë tetorit 2013: personat me sistem imunitar të dobësuar, gratë shtatëzana, fëmijët, pleqtë, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike (kardiovaskulare, të mushkërive, veshkëve etj.). Por, ende nuk është e qartë nëse Qeveria Saudite do jap viza hyrëse për personat e grupeve të rrezikut. MERS-CoV konsiderohet kërcnim i shëndetit punblik nën Rregullativën Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR2005) dhe kërkohet bashkëpunim me të gjitha shtetet dhe partnerët ndërkombëtar në forcimin e sistemit të mbikqyrjes, menaxhimin e rasteve të dyshimta dhe ndërmarrjen e masave adekuata në zvogëlimin e rrezikut. Me këtë rast, për të gjithë personat e shëndoshë që udhëtojnë në vendet e shenjta rekomandohet:
Poashtu, personeli shëndetësor duhet të:
Last Updated (Friday, 27 September 2013 12:06) Si te mbroheni nga temperaturat e lartaMasat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të ajrit mbi 30°CMasat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:1.Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet; 2. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojne kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode dhe me ngjyra të çelta; 3. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; poashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale; 4. Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barërave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial; 5. Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familijar ose në qendrën më të afërt emergjente; 6. Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjtë dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës; 7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar; 8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikqyrja e përdorimit të barërave në mënyrë të rregullt; 9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj). Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari. Last Updated (Monday, 05 August 2013 12:13) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves