DITA BOTËRORE KUNDËR AIDS-itInformata Bazike për HIV dhe AIDS Cfarë është HIV? H është për humane njerëzore, virusi mundtë infektojë vetëm qeniet njerëzore. V është për virusin i cili shumohet pasi të ketë marrë tërësisht një qelizë në trupin e infektuar. Virusi i HIV është ndryshe nga virusi i fohjes apo i gripit sezonal kalues ku organizimi pastrohet dhe shërohet nga këta virus. Virusi HIV mund të fshihet për periudha të gjata në qelizat e trupit dhe mund të atakojë në pjesë të rëndësishme të sistemit imunitar – qelizat T dhe CD4. Trupi ka nevojë për këto qeliza të luftojë infeksionet dhe sëmundjet , HIV i sulmon ato i shfrytëzon për tu shumuar vet, dhe pastaj i shkatërron ata. Me kalimin e kohës HIV mund të shkatërrojë aq shumë qeliza ashtu që trupi më nuk do të mund të mbrohet nga infeksionet dhe sëmundjet. Kur kjo ndosh atëherë HIV do të zhvillohet në AIDS. Cfarë është AIDS? AIDS është shkurtesë për sëmundjen e shkaktuar nga HIV. A – Aquired - ( i fituar) dmth dicka që ju e fitoni pas lindjes S – Syndrome – Sindroma nënkupton disa simptome dhe shenja së bashku. AIDS është sindorm sepse ka një sërë komplikime dhe simptome. AIDS është faza e fundit e infeksionit. Në këtë stad sistemi imunitar është shumë i dobësuar dhe e rrizikon organizimin nga infeksionet oportuniste. Diganoza me AIDS bëhet atëherë kur diganostifikohen një ose më tepër infeksione specifike, kancer të veqnatë ose një numër i vogël i qelizave CD4. Nëse keni AIDS, do të ju duhet ndihma dhe trajtimi mjekësor që ta prevenoni vdekjen. Prej nga ka ardhur HIV? Besohet se versioni i simian virusit të imunodeficinecës është ndryshuar (ka pësuar mutacion) në virusin e imunodeficiencës humane dhe është përcjelluar në njerëz nga një lloj i shimpanzës që jeton ne Afrikën Perendimeore gjatë gjuetisë në këta shimpanza për msih dhe kanë ardhur në kontakt me gjakun e tyre të infektuar. Si përhapet HIV?
HIV më së shpeshti përhapet kur:
1. Nuk përdoren kondomët gjatë marrëdhënieve seksuale me një person që ka HIV.
Rrugët më pak të shpeshta janë:
Therja ose prerja me ndonjë objekt të kontaminuar me HIV (punëtoret shëdnetësor)
HIV mund të transmetohet edhe gjatë injeksioneve dhe intervenimeve mjekësore dhe stomatologjike në kushtet e dobëta higjieniko sanitare.
Tatuazhet poashtu paraqesin një mundësi të infeksionit, prandaj mjetet që përdoren për tatuazh duhet të jenë steril HIV nuk mund të reprodukohet jashtë trupit të njeriut. HIV nuk përhapet përmes: Ujit ose ajrit
Insekteve duke përfshirë këtu edhe pickimin e mukonjave.
Pshtymës, lotëve ose djersës.
Kontaktet e zakonshme të përshëndetjeve me duar ose përdorimit të enëve.
Puthjet me gojë të mbyllur “ puthjet sociale”
Cfarë janë HIV testet?
Testet që përdoren detektojnë antitrupat (substancat të cilat i prodhon trupi) pasi të jetë infektuar me HIV.
Mund të kalojë një kohë derisa sistemi imunitar të prodhojë mjaft anitrupa për për tu detektuar me test, dhe kjo periudhë në mes të infeksionit dhe mundësusë për tu detektuar mund të ndryshojë nga personi në person. Gjatë kësaj periudhe mundësia e transmisionit përmes seksit dhe shkëmbimit të gjilpërave mund të jetë shumë e madhe.
Sipas Centers for Disease Control në Atlanta antitrupat mund te detektohen përmes testeve më të shpeshta brenda 2 deri në 8 javë (mesatarja 25 ditë) nga infeksioni. 97% të personave do të zhvillojnë nivelin e antitrupave që mund të detektohen Brenda tre muajve të parë. Prandaj, personat duhet të konsiderojnë të testohen edhe tre muaj pas ekspozimit të tyre potencial ndaj HIV. Në raste shumë të rralla mund të kalojnë deri në gjashtë muaj deri të zhvillimi i niveilt të detektueshëm të antitrupave.
Testet laboratorike të HIV dërgohen në laborator referent të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Eksistojnë edhe testet e shpejta të cialt mund të lexohen brenda 20 minutave.
Të gjitha testet pa marrë parasysh a janë laboratorike apo të shpejta duhet të konfrimohen poashtu në Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Si mund të prevenohet HIV?
Qëndroni besnik partnerit tuaj.
Limitoni numrin e partnerëve tuaj seksual. Sa më pak partner të keni aq më pak mundësi do të keni të rastisni dikend që është i infektuar me HIV.
Përdorni kondom.
Testohuni dhe isnistoni që edhe partneri/ët juaj/tuaj të testohen.
Ku mund të testoheni?
Insitutioni: Qendra e Testimit Konsultimit Vullnetar – Klinika e Sëmundjeve Infektive Qendra Klinike Universitare e Kosovës
Adresa: University Clinical Centre of Kosova Compound
Tel ++
Orari i punës: 08:00 – 14:00 Hëne - Premte
Insititucioni: "BIOTICUS’’ – Laboratori Diagnostik Privat Insitucioni: “Labirint” – Organizatë jo qeveritare e përkrahur nga Fondi Global “Labirint” Zyra ne Gjilan Institutioni: “CSGD“-Organizatë jo qeveritare e përkrahur nga Fondi Global HIV Infeksioni Diagnostifkimi I HIV infeksionit do të thotë që ju jeni ekspozuar Virusit të imunodeficiencës (HIV) dhe se të dy testet preliminare enzyme immunoassay (EIA) dhe testi konfirmues (Western blot) janë kthyer poztivisht për antitrupat.
Last Updated (Wednesday, 30 November 2011 14:17) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves