Projekti EuropeAid/132620/C/SER/XK "Mbështetja për / dhe kontrollin ose çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Kosovë", ka filluar me daten 04/02/2013 dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje teknike dhe fondet për trajnimin dhe lehtësimin e marrjes së mostrave, testimin dhe ngritjen e vetëdijes publike për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës (AUV) në zbatimin e programeve të kontrollit të tërbimit dhe të mortajes klasike të derrit (MKD).
Komponenta e asistencës teknike është ndërmarrë si një kontratë e veçantë, si pjesë e përgjithshme vaksinimit kundër tërbimit në tërë vendin (ORV) që ekzekutohet veçmas përmes një kontratë për furnizim.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të vlerësoj dhe të përmirësoj gjendjen shëndetësore të kafshëve në Kosovë, veçanërisht në lidhje me tërbimin dhe MMKD, si dhe nëpërmjet kontrollit dhe / ose / crrennjosjes së MKD dhe tërbimit nga popullacioni i i kafsheve në Kosovë, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit te njeriut dhe të kafshëve, si dhe të përmirësoj statusin tregtar të Kosovës.
Në të njëjtën kohë, një bashkëpunim me programe të tjera, në veçanti me projektin aktual te Binjakezimit, KS 10/IB/AG/02 në AUV dhe programet rajonale të Ballkanit Perëndimor për zhdukjen e tërbimit / MKD
Udhezimi Administrativ- Uji i pijshemNe perkrahje te BE nepermjet te programit TAIEX-it, IKSHPK/ Qendra e Ujit ne bashkpunim me konsulentin e projektit Z. Luca Lucentini, kemi perfunduar draftimin e Udhezimit te ri Administrativ per monitorim te cilesise se ujit per pije ne Kosove. Last Updated (Monday, 15 April 2013 11:01) MSH dhe OBSH shënojnë Ditën Botërore të Shëndetit
MSH dhe OBSH shënojnë Ditën Botërore të Shëndetit Tema për vitin 2013 është presioni i lartë i gjakut, kurse pjesëmarrësit në shënimin e kësaj dite, njëzëri përshëndeten miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Kontrollin e Duhanit Prishtinë, 05. 04. 2013 Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe institucione të tjera shëndetësore sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike u shënua Dita Botërore e Shëndetit (7 Prilli). Tema e caktuar shëndetësore për Ditën Botërore të Shëndetit, e cila trajton një çështje shqetësuese të shëndetit publik në të gjithë botën, për sivjet është zgjedhur presioni i lartë i gjakut dhe në këtë shënim, zyrtarët më të lartë shëndetësor të vendit, në këtë ditë kanë bërë thirrje për ndërgjegjësim më të madh lidhur me shkaktarët e presionit të lartë të gjakut dhe mënyrat e mbrojtjes. Me që dita Botërore e Shëndetësisë, ka koinciduar me votimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani ka përgëzuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për miratimin e këtij ligji, që ka për synim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga duhan-pirja aktive dhe pasive dhe pasojat shkatërruese të duhanit.. “Ligji i miratuar për Kontrollin e Duhanit do të paraqes një kontribut të drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit të popullatës dhe miratimi i tij paraqet një fitore qytetëruese të institucioneve , qytetarëve të Kosovës, shoqërisë civile dhe një ndryshim të mentalitetit nga e kaluara”, tha Ministri Agani. Me miratimin e këtij ligji, theksoi ai, “ne dëshmuam si shoqëri, dhe si institucione se jemi në gjendje t’i inkorporojmë standardet më të larta evropiane për të ndryshuar stilin e jetës që është në themel të politikave tona shëndetësore”. Kurse, duke iu referuar temës së Ditës Botërore të Shëndetit, Ministri Agani tha se MSH me institucionet e tjera shëndetësore i ka adresuar problemet më të mëdha që lidhen me hipertensionin me miratimin e Ligjit për Kontrollin e duhanit, fuqizimin e aspekteve parandaluese, kalimin e shërbimit të Kardiologjisë në Klinikë në kuadër të QKUK-së, fillimin e punës së kardiokirurgjisë dhe aktivitete të tjera, të cilat në të ardhmen do të zhvillohen përmes krijimit të koalicioneve për mbrojtjen e shëndetit të popullatës. Dr. Skënder Syla, shef i OBSH-së në Kosovë tha se OBSH ka përzgjedhur shtypjen e lartë të gjakut si një temë për të shënuar sivjet Ditën Botërore të Shëndetit, duke ditur pasojat e rënda që sjell për shëndetin presioni i lartë i gjakut, nëse ai nuk kontrollohet. “Qëllimi final i Ditës Botërore të Shëndetit 2013 është të reduktojë araqet kardiake dhe goditjet , ndërsa objektivat specifike të fushatës janë : rritja e ndërgjegjësimit mbi shkaktarët dhe pasojat e hipertensionit arterial (HTA), sigurimi i informacioneve mbi mënyrën e parandalimit të HTA-së, inkurajimi i të rriturve or të kontrolluar presionin e tyre arterial, rritja e vet-kujdesit dhe nxitja e autoriteteve lokale dhe kombëtare për të krijuar mjedise mbështetëse për sjellje të shëndetshme. Prof. Dr. Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së, tha se për periudhën kohore 2006-2011 sëmundjet kardiovaskulare janë ranguar si shkaku i parë i vdekjeve me 57.3 për qind të gjitha rasteve. Ai ka folur edhe për aspektin e duhan-pirjes në Kosovë, ku sipas një hulumtimi 28.4 për qind të kosovarëve pinë duhan, derisa ka deklaruar rezultate shumë të mira sa i përket konsumimit të alkoolit në Kosovë që është në vlera të ulëta pasi që sipas një hulumtimi, 75.5 për qind e meshkujve dhe 93.1 për qind e femrave kanë deklaruar së nuk kanë përdorur alkool asnjëherë gjatë jetës së tyre. Dr. Njazi Gashi, drejtor ekzekutiv i QKUK-së ka folur për fuqizimin e kapaciteteve diagnostiko dhe trajtuese në këtë qendër, duke përmendur funksionalizimin e plotë të radio-onkologjisë, hapjen e Kardiokirurgjisë, Emergjencave Pediatrike dhe shërbimeve të tjera. Në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit, ku përveç institucioneve zyrtare prezantuan edhe përfaqësues nga shoqëria civile: KADC, Klubi i Ambasadorëve të vegjël, Asociacioni i të Drejtave të Pacientëve në Kosovë etj. Kardiologu Bedri Sahiti ka shpjeguar në mënyrë specifike hipertensionin arterial, ndërsa është bërë thirrje e përgjithshme që kujdesi për mbajtjen nën kontroll të HTA-së të rritet, derisa përfaqësues të IKSHP-së, OBSH-së, UNICEF-it dhe pjesëmarrësit e tjerë kanë përgëzuar qytetarët e Kosovës për Ligjin për Kontrollin e Duhanit dhe kanë bërë thirrje për bashkëpunim dhe aktivitete të koordinuara për zbatimin e tij.
Last Updated (Saturday, 06 April 2013 15:16) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves