Drejtori i Departamentit për çështje mjekësore në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), kolonel, Xhevdet Tahiraj dhe Naser Ramadani në emër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve në fushën e shëndetësisë publike dhe shkencave mjekësore.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është koordinimi i aktiviteteve, bashkëpunimi dhe ofrimi i ndihmës profesionale dhe shkencore në lëmin e Shëndetësisë Publike nga IKSHPK për FSK-në, në promovimin dhe avancimin e shërbimeve të shëndetësisë publike në FSK.
Fushat e bashkëpunimit janë: sëmundjet ngjitëse, shëndeti mjedisor dhe menaxhimi i rreziqeve, diagnostikimi në laboratorët referente për sëmundjet ngjitëse dhe bio-terroriste, hulumtimet e përbashkëta, bashkëpunimi reciprok në terren në fushën e shëndetësisë publike, etj.
Last Updated (Thursday, 12 December 2013 22:36)
KUJDES i nivelit më të lartë i të moshuarve për rrezikun nga temperaturat e ulëtaPër shkak të rrezikut nga temperaturat e ulëta jepen udhëzimet e mëposhtme për të moshuarit: 1. Të moshuarit, për shkak të uljes së normës së metabolizmit bazal dhe inaktivitetit fizik, si dhe ndryshimeve në organet dhe sistemet e organeve gjatë moshimit, i përkasin grupit të rrezikut veçanërisht të ndjeshëm në temperatura të ulëta; 2. Pacientët e moshuar me sëmundjë kardiake dhe ata që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes është e rekomanduar të shmangin ekspozimin ndaj temperaturave të ftohta, sidomos në orët e hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes; 3. Veshmbathjet duhet të jenë me disa shtresa dhe jo shumë të ngushta; veshje që mbajnë më shumë ngrohtësi të bëra nga leshi, polypropyleni dhe mëndafshi; shtresa e jashtme të jetë rezistente për erë dhe lagështi dhe në shtresat e brendshme të jenë të pambukut; Last Updated (Friday, 06 December 2013 16:33) IKSHP nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me IRMSH të MaqedonisëMarrëveshje e nënshkruar ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë publike dhe shkencave mjekësore Prishtinë, 03 dhjetor 2013 Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Prof. Dr. Naser Ramadani priti sot Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Republikan të Mbrojtjes Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, Ass. Dr. Shaban Memeti. Ekspertët e dy Instituteve të Shëndetësisë Publike diskutuan për implementimin e programit softverik në grumbullimin e rasteve të kancerit dhe shkëmbimin e informatave nga Regjistrat e kancerit të të dyja vendeve me qëllim thellimi të hulumtimeve nga kjo lëmi e shëndetësisë. Profesor Ramadani ka informuar Drejtorin e Institutit të Maqedonisë për procesin e reformave dhe arritjet e standardeve evropiane në shëndetësinë publike në Republikën e Kosovës dhe nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve të larta të dy vendeve mike në fushën e shëndetësisë publike. Last Updated (Friday, 06 December 2013 16:34) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves