1.Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;
2. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojne kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode dhe me ngjyra të çelta;
3. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; poashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;
4. Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barërave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;
5. Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familijar ose në qendrën më të afërt emergjente;
6. Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjtë dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;
7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;
8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikqyrja e përdorimit të barërave në mënyrë të rregullt;
9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj). Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.
Last Updated (Monday, 05 August 2013 12:13)
Aksidentet fatale në komunikacion dhe masat e parandalimit
Informatë për media! Aksidentet fatale në komunikacion dhe masat e parandalimit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si institucion referent i Ministrisë së Shëndetësisë po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike të aksidenteve në trafik e sidomos muajin e fundit ku sipas statistikave të Policisë së Kosovës flasin për një rritjen e numrit të aksidenteve në trafik prej 3 përqind për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njofton se bazuar në raportin gjashtëmujor të punës, vërehet shtim i rasteve që kërkojnë ndihmën mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik. Në Klinikën Emergjente gjatë periudhës së lartcekur ka pasur 763 pacientë që pas aksidenteve në trafik, kanë kërkuar ndihmën emergjente mjekësore. Bazuar në raport, 3 persona kanë vdekur pas plagëve të marra nga aksidentet.
Instituti Kombëtar shpreh shqetësimin lidhur me rritjen e numrit të aksidenteve për muajin korrik dhe javën e parë të muajit gusht, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona që paraqesin shifra alarmante. Shkaqet janë të ndryshme por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet ngase akoma në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike. Sipas Policisë së Kosovës, faktorët kryesor të cilët ndikojnë në shkaktimin e aksidenteve janë të ndryshme, duke filluar nga manipulimi i pasigurt me automjet, tejkalimi i shpejtësisë, mos mbajtja e distancës, mos respektimi i shenjave të trafikut dhe mos përshtatja e kushteve të rrugës Qyetarët e Republikës së Kosovës janë të kërcënuar nga aksidentet e trafikut rrugor sidomos brengosës është fakti se ndër viktima ka të përfshirë shumë fëmijë. Vërehet mungesë të edukatës qytetare për rregullat e qarkullimit të këmbësorëve dhe të automjeteve. Infrastruktura është problematike dhe drejtuesit e mjeteve janë të pakujdesshëm gjatë vozitjes. Instituti Kombëtar rekomandon zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor që nuk ka si qëllim në vetvete dënimin e shtetasve që kryejnë kundravajtje, por uljen në maksimum të aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së jetës së shtetasve që qarkullojnë në rrugët e Kosovës. Duhet të kuptohet nga të gjithë se jeta është më e shtrenjtë nga një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Andaj bëjmë apel te të gjithë qytetarët të kenë shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve sepse automjeti është armë vrasëse që merr viktima të pafajshme e sidmos këtyre muajve të verës kur ka shtim të numrit të veturave në komunikacion. REKOMANDIME
Ekspertët e Institutit Kombëtar alarmojnë dhe paralajmërojnë se poqëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme. Last Updated (Monday, 05 August 2013 12:21) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves