Drejtori ekzekutiv i IKSHPK Prof. Dr. Assoc. Naser Ramadani mori pjesë në punimet e ASPHERBruksel, 14 nëntor 2013 – Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës Prof. dr Naser Ramadani mori pjesë në punimet e Asamblesë Gjenerale të Asociacionit të Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) që u mbajt në Bruksel më 14 nëntor 2013. Në punimet e kësaj Asambleje ndër të tjera u diskutua për programin e kompetencave kyçe të shëndetit publik europian, praktikat e mira dhe inovacionin në edukimin në shëndetin publik, programet e doktoratës dhe kapacitetet hulumtuese, edukimin parauniversitar në shëndetin publik, zhvillimin e kapaciteteve profesionale në shëndetin publik, etj. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) që nga viti 2012 është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER). Asociacioni i Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) është themeluar më 1966, si iniciativë e OBSH dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin nga pikëpamja e edukimit, hulumtimit shkencor dhe praktikës në shëndetin publik. Asociacioni i Shkollave të Shëndetit Publik të Europës (ASPHER) ka mbi 90 anëtarë nga të gjitha vendet e Evropës. Last Updated (Sunday, 17 November 2013 22:21) MIDDLE EAST RESPIRATORY SYNDROM – SINDROMA RESPIRATORE E LINDJES SË MESME (MERS)Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) është sëmundje virale respiratore e lajmëruar për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012. Shkaktohet nga coronavirusi i emëruar MERS – CoV. Coronavirusët janë familje e gjerë e virusëve që shkaktojnë sëmundje ndër njerëz, prej ftohjeve të zakonshme deri tek SARS-i (Severe Acute Respiratory Syndrom). MERS-CoV, është lloj i ri i virusit i cili deri më tani nuk ka shkaktuar sëmundje ndër njerëz. Pacientët e infektuar me këtë virus kanë zhvilluar pasqyrë të rëndë klinike akute të traktit të frymëmarrjes me temperaturë të lartë, kollitje dhe frymëmarrje të shkurtuar. Më tepër se gjysma e pacientëve kanë vdekur me shkallë të vdekshmërisë deri në 55%. Deri më tani, të gjitha rastet e sëmundjes janë të lidhura me katër shtetet e Gadishullit Arabik apo shteteve fqinje. Bartja e virusit nga personi i infektuar në personin tjetër është pasojë e kontaktit të përafërt. Megjithatë, rruga e përhapjes së virusit nuk është e njohur në tërësi pasiqë gjendja është duke evoluar në vazhdimësi. Raste dhe vdekjet nga MERS-CoV, prill 2012 – deri më tani (WHO)
Arabia Saudite është shteti i prekur më së rëndi nga kjo epidemi me 66 raste të sëmundjes dhe 38 vdekje (prej shtator 2012 deri më 12 korrik 2013), me vdekshmëri deri në 58%. Rastet e sëmundjes janë raportuar edhe në Jordan, Katar, Tunisi dhe Emirate të Bashkuara Arabe si dhe në disa shteteve Evropiane ndër udhëtarët që kanë vizituar së fundmi në Lindjen e Mesme. Për shkak të situatës së krijuar, Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite rekomandon që grupet e rrezikut të lartë të identifikuar gjatë kësaj epidemie të mos kryejnë obligimet e Haxhit – gjatë tetorit 2013: personat me sistem imunitar të dobësuar, gratë shtatëzana, fëmijët, pleqtë, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike (kardiovaskulare, të mushkërive, veshkëve etj.). Por, ende nuk është e qartë nëse Qeveria Saudite do jap viza hyrëse për personat e grupeve të rrezikut. MERS-CoV konsiderohet kërcnim i shëndetit punblik nën Rregullativën Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR2005) dhe kërkohet bashkëpunim me të gjitha shtetet dhe partnerët ndërkombëtar në forcimin e sistemit të mbikqyrjes, menaxhimin e rasteve të dyshimta dhe ndërmarrjen e masave adekuata në zvogëlimin e rrezikut. Me këtë rast, për të gjithë personat e shëndoshë që udhëtojnë në vendet e shenjta rekomandohet:
Poashtu, personeli shëndetësor duhet të:
Last Updated (Friday, 27 September 2013 12:06) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves