Prishtinë, 21 shtator 2016
Me ftesë të udhëheqësve të Komandës së përbashkët të forcave paqëruajtëse gjermane (KFOR/NATO), me seli në Ulm të Gjermanisë, Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani i shoqëruar nga bashkëpunëtorë, përfaqësues të FSK-së dhe Zëvendësambasadorin kosovar në Gjermani, z.Astrit Zemaj, po merr pjesë në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare Mjekësore 2016, që po mbahet në Roggenburg të Gjermanisë.
Kjo konferencë e titulluar: Mësimet e nxjerra: “Aktorë të ndryshëm, qasje e njëjtë dhe një qëllim”, ka në fokus Shëndetin Global dhe Shëndetin në Afrikë, në mënyrë specifike qasjet në menaxhimin e Ebolës dhe mësimet e nxjerra nga ballafaqimi me të, krizën e refugjatëve dhe Shëndetësinë në Kosovës dhe sistemin shëndetësor kosovar.
Në këtë konferencë, i tërë sesioni i sotëm i pasditës i është kushtuar shëndetësisë në Kosovë, sfidave dhe mundësive, gjatë të cilës përveç një prezantimi të detajuar për sistemin shëndetësor në Kosovë nga ana e Ministrit dhe zyrtarëvë të tjerë të MSh-së, pjesëmarrësit kanë dëgjuar nga drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani lidhur me shëndetësinë publike në Kosovë dhe nga eprorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Xhevdet Tahiraj e Genc Shala për komponentën shëndetësore të kësaj force, e gjithashtu edhe nga përfaqësuesit gjermanë të KFOR-it për 17 vjetët e eksperiencës së tyre në Kosovë, me theks në sektorin e shëndetësisë.
Duke ju drejtuar të pranishmëve në këtë konferencë, Ministri Rrahmani tha se shëndetësia në Kosovë ka arritur të mbijetojë kohëra shumë të vështira dhe të vihet në shërbim të shpëtimit të jetës së njerëzve, si në të kaluarën, ashtu edhe në të sotmen.
“Sot jemi në Roogenburg, në këtë qytet simpatik të shtetit mik -Republikës Federale Gjermane, që të ndajmë me ju problemet dhe sfidat që i kanë mjekët dhe personeli mjekësor kosovar, të flasim për luftën që ata bëjnë me sëmundjen dhe vdekjen, ngjashëm me kolegët e tyre anekënd botës”, tha Ministri Rrahmani.
Ai i ka njoftuar pjesëmarrësit me hapat e parë të një reforme të sistemit shëndetësor pas luftës.
“Beteja për reformimin e një sistemi që ka kaluar periudha të vështira dhe që vuan mungesën e resurseve të ndryshme në fusha të caktuara, nuk është e lehtë, por vendet e ndryshme kanë mësuar nga njëra-tjetra, nga sukseset dhe dështimet.
Duke arritur që të kalojmë nga një sistem shëndetësor emergjent në një sistem të konsoliduar , ne besojmë që jemi në rrugën e cila shëndetësisë sonë do t’i jap mundësinë që t’u përgjigjet kërkesave optimale të qytetarëvë tonë për shërbime shëndetësore sa më adekuate”, ka theksuar Ministri.
Ai ka falënderuar autoritetet politike dhe ushtarake gjermane për ndihmën e dhënë Kosovës. “Republika Federale e Gjermanisë është një nga mbështetësit më të mëdhenj të shtetit tonë të ri, ndërsa ne kosovarët, do të jemi përherë mirënjohës për liderët dhe popullin gjerman për atë që ata bënë për lirinë dhe pavarësin e vendit tonë.Gjithashtu, edhe për ndihmën politike dhe ushtarake e ekonomike në rimëkëmbjen e vendit tonë pas luftës përfshirë edhe sistemin shëndetësor, ku dora e ndihmës së ekipeve mjekësore të forcave gjermane paqëruajtëse të KFOR-it ishte e zgjatur për herë”, ka thënë Ministri Rrahmani.
Kjo konferencë në të cilën po marrin pjesë shumë ekspertë gjermanë të fushave shëndetësore dhe të shteteve të tjera po trajtohen edhe ndikimet e ndryshme në të ardhmen e sistemeve shëndetësore dhe rolin e akterëve të ndryshëm në këto zhvillime.
Last Updated (Thursday, 22 September 2016 07:01)
Sivjet, asnjë rast me Ethe Hemorragjike Krime KongoKomunikatë për media Në takimin e Këshillit Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e EHCC të cilin e kryesoi Ministri Rrahmani u tha se numri i pickimeve nga rriqrat sivjet është përgjysmuar, ndërsa prej 46 rasteve të trajtuara si të dyshimta, pas analizave laboratorike, të gjitha kanë rezultuar negative.
Prishtinë, 29. 06. 2016
Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani u mbajt sot takimi i radhës i Këshillit Ndërministror për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime - Kongo (EHCC). Në këtë takim, Ministritë dhe agjencionet përgjegjëse për zbatimin e Planit Operacional për parandalimin dhe luftimin e EHCC raportuan për përmbushjen e aktiviteteve të paraparë deri në këtë fazë dhe, u vlerësuar si shumë pozitiv fakti që prej shkurtit të këtij viti kur janë shfaqur rastet e para të pickimit të rriqrave e deri më sot, nuk është konfirmuar asnjë rast me Ethe Hemorragjike Krime Kongo dhe, të 45 rastet të trajtuara si të dyshimta, pas analizave laboratorike kanë rezultuar negative.
“Për këtë suksese, meritojnë një përgëzim të gjithë, por para së gjithash, ata që në terren çdo ditë kanë zhvilluar aktivitete të edukimit dhe promovimit shëndetësor, dezinsektimit, repelimit dhe masa të tjera”, tha Ministri Rrahmani.
Në këtë takim u vlerësua se situata epidemiologjike sa u përket Etheve Hemorragjike është nën kontroll dhe se ministritë dhe agjencionet përkatëse, bashkë me autoritetet e pushtetit lokal në komunat që njihen si zona endemike si Malisheva, Rahoveci, Suhareke dhe Klina, kanë bërë punë të mirë deri në këtë fazë për të parandaluar dhe luftuar Ethet Hemorragjike Krime- Kongo.
Në bazë të raporteve të prezantuara nga IKSHKP, MBPZHR, AUVK, dhe komunat u tha se edhe numri i pickimeve sivjet krahasuar më vitet paraprake është përgjysmuar, ndërsa këto efekte u vlerësua se janë efekt i masave të ndërmarra në terren dhe në koordinim të plotë të institucioneve që janë përgjegjëse për zbatimin e Planit Operacional për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo.
Në takim u vendos që të vazhdohet me aktivitete të mëtejme, ndërsa plani operacional për 2017 të miratohet gjatë gushtit. Takimi i radhës i Këshillit të mbahet në Malishevë. Last Updated (Wednesday, 29 June 2016 17:53) SI TE MBROHENI NGA TEMPERATURAT E LARTASI TE MBROHENI NGA TEMPERATURAT E LARTA
(Udhëzime për personat e moshuar)
Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të ajrit mbi 30°C. Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:
Last Updated (Saturday, 18 June 2016 09:51) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves