Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Profesional Shëndetësor organizuan seminar një ditor në Prevall me titull Uji, Ajri, Ushqimi, ku në këtë seminarë pjesmarrës ishin 210 profesionistë shëndetësor.
Seminari është akredituar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ka për qëllim ngritjen e cilësisë së profesionistëve shëndetësor në lëminë e shëndetësisë publike.
Last Updated (Friday, 09 December 2016 14:08)
Gripi sezonalGripi sezonal Gripi sezonal është një infeksion akut viral. Përcjellët direkt nga një person i sëmurë tek tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes dhe ne mënyrë indirekte me prekjen e objekteve të kontaminuara me virusin e gripit sezonal. Për sa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët? Personi i infektuar me virusin e gripit mund të infekton të tjerët, deri në 5 ditë pas lajmërimit të shenjave të gripit. Sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë. Kush rrezikohet nga gripi sezonal? Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t'u infektuar me virusin e gripit sezonal si: • Fëmijët e vegjël deri në 5 vjeç, • Të moshuarit 65 vjeç e sipër, • Gratë shtatzëna, • Të sëmurët me sëmundje kronike. Shenjat e zakonshme të gripit sezonal janë: • Temperaturë e lartë • Lodhje • Rrjedhje të hundëv • Dhimbje fyti • Kollë • Barkqitje dhe vjellje • Dhimbje koke, barku e muskujsh Shenjat e rrezikut. Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse: Tek fëmijët vëreni: • Temperatura mbi 39 C • Frymëmarrje të shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen • Ndryshim të ngjyrës së lëkurës • Konsum të pa mjaftueshëm të lëngjeve • Ethe me skuqje të lëkurës • Shtrëngim te qafës Tek të rriturit vëreni: • Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim • Dhimbje apo presion në gjoks apo bark • Marramendje të papritur • Konfuzion mendor • Të vjella të vazhdueshme Si te mbrohemi nga virusi i gripit sezonal? Rekomandojmë këta hapa për të luftuar gripin: I. Vaksinimi. Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit. • Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor. • Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit. • vaksina aplikohet në pjesën e sipërme të krahut. Vaksina kundër virusit të gripit sezonal rekomandohet sidomos : • Fëmijëve mbi 6 muaj • Personave mbi 50 vjeç • Personave me rrezik më të lartë për shkak të sëmundjeve kronike të tyre • Personelit shëndetësor • Grave shtatzëna • Personave kujdestarë si edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e te moshuarve. Vaksina kundër virusit të gripit nuk i rekomandohet : • Personave që kanë alergji në vezë • Personave me sëmundje akute të përcjellur me temperaturë • Fëmijët nën 6 muaj II Masat e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal • Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me faculetë. • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni dezinfektues. • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës. • Përpiquni të shmangeni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë. • Ushqehuni shëndetshëmduke përdorë më shumë vitamina • Bëni aktivitet fizik • Bëni gjumë të mjaftueshëm. • Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit , barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut Këshilla Nëse jeni të sëmurë me grip : • Qëndroni në shtëpi. • Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë • Mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini • Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime • Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj, që të pengoni vizitat e panevojshme • Evitoni kontaktet me njerëzit si dhe hapësirat publike të mbyllura Last Updated (Sunday, 06 November 2016 20:05) Me moton “Duart Lart Parandalo HIV” shënohet Dita Botërore e AIDS-itKomunikatë për media
Prishtinë, 01 dhjetor 2016
Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, sot ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të AIDS.
Zëvendësministri Sadiku tha se në këtë ditë në mbarë botën shënohet Dita Botërore e AIDS, ku për qëllim ka paraqitjen e gjendjes aktuale dhe të arriturat në luftën kundër HIV-AIDS. Ai tha se me veprimet e MSH-së në bashkëpunim me institucionet relevante dhe organizatat ndërkombëtare, kanë bërë të mundshme uljen e prevalencës në nivel vendi për HIV-AIDS, sidomos në pesë vitet e fundit.
“Ministria e Shëndetësisë në kuadër të veprimtarive të saja për luftimin e HIV-AIDS, ka punuar edhe strategjinë për HIV-AIDS, mbulon me barna antiretrovirale falas për të gjitha nevojat në nivel vendi për të prekurit me HIV, si dhe ka paraparë që në të ardhmen që të sigurojë edhe terapinë pediatrike”, tha Zëvendësministri Sadiku.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se Instituti Kombëtar është institucioni më i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës në shëndetësinë publike, deh se IKSHPK përcjell në vazhdimësi situatën epidemiologjike me HIV/AIDS dhe merret me parandalimin e HIV it. “Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, nën 1% në popullatën e përgjithshme dhe nën 5% te grupet me rrezik të lartë”, tha dr. Ramadani Ai më tutje ka paraqitur disa statistika lidhur me AIDS-in në Kosovë “deri sot në IKSHPK në janë raportuar gjithsej 110 raste me HIV dhe AIDS, prej tyre 67raste janë me AIDS dhe 43 me HIV infeksion; 44vdekje janë regjistruar si pasojë e AIDS-it, derisa, në vitin 2016 kemi 10 raste me HIV, 1 rast i vdekjes AIDS” tha dr. Ramadani. Shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë, Skender Syla tha se “kjo ditë paraqet mundësinë për të përhapur porosi dhe informacione për gjendjen e pandemisë së HIV/AIDS-it, dhe për të nënvizuar përparimin e bërë në parandalim, trajtim dhe kujdes anekënd botës”.
Ai tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme HIV-i mbetet brengë serioze e shëndetit publik në Rajonin Evropian të OBSh-së, veçanërisht në pjesën lindore të rajonit. Viti 2015 ka shënuar numrin më të madh të rasteve të raportuara brenda një viti.
“Për të adresuar këtë situatë kritike, OBSH-ja së bashku me shtetet anëtare të rajonit Evropian ka formuluar Planin e Veprimit i cili është aprovuar në shtator të vitit 2016 dhe OBSh u bënë thirrje liderëve të shteteve, që ta përdorin këtë plan për përgjigje urgjente, të përshpejtuar dhe inovative ndaj HIV-it në rajonin Evropian, për ta frenuar epideminë e AIDS-it menjëherë dhe për t’i dhënë fund deri në vitin 2030” tha dr. Syla.
Nga dr. Luljeta Gashi IKSPK dhe dr. Murat Mehmeti Klinika Infektive QKUK, është prezantuar situata aktuale epidemiologjike në Kosovë respektivisht trajtimi i HIV-AIDS. Nga të gjithë panelistët e konferencës është bërë thirrje që në të ardhmen të angazhohemi të gjithë së bashku nga individët në komunitet, nga të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë pavarësisht orientimit të tyre seksual, nga mësimdhënësit në institucione edukative, nga profesionistët shëndetësor, nga shkencëtarët në institucione hulumtuese, e deri te liderët e shteteve për të arritur synimin e përbashkët;dhënien fund të HIV/AIDS-it. Last Updated (Thursday, 01 December 2016 12:33) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves