NE MUND TË MBROHEMI NGA PICKIMI I RRIQËRAVE DHE TË SHPËTOJMË JETË.
JETA JONË ËSHTË NË DUART TONA. SI?
Për shkak të dimrit të butë kanë filluar pickimet që konsiderohen aksidentale sepse rriqërat nuk sulmojnë po qytetarët hyjnë në ciklin e tyre të përhapjes sivjet duhet të veproni kështu:
Gjithashtu, pasi që aktualisht është prania e numrit të madh të rriqërave dhe të gjitha rastet e pickimit dhe të sëmundjes konsiderohen aksidentale, qytetarët duhet të ndërmarrin këto masa individuale:
MOS HARRONI! Poqese ndërmerren masat e sipërpërmendura do të zvoglohet dukshëm prania e rriqërave dhe do të ndërpritet përhapja e sëmundjes.
Këto masa ju duken të thjeshta dhe të lehta, por shpëtojnë jetë!
MOS LEJONI QË RRIQËRA TË RREZIKOJ JETËN TUAJ!
NE MUND TË MBROHEMI NGA PICKIMI I RRIQËRAVE DHE TË SHPËTOJMË JETË.
JETA JONË ËSHTË NË DUART TONA!
Last Updated (Monday, 15 February 2016 11:21)
Sëmundja me virusin ZikaSëmundja me virusin Zika
Virusi Zika është virus i cili bartet përmes mushkonjave dhe për herë të parë është identifikuar në Ugandë në vitin 1947 tek majmunët rhesus. Më pas është identifikuar tek njerëzit në vitin 1952 në Ugandë dhe Tanzani. Epidemitë me sëmundjen e virusit Zika janë regjisrtuar në Afrikë, Amerikë, Azi dhe në Paqësor. Virusi i takon gjinisë Flavivirus, vektor janë mushkonjat Aedes dhe rezorvari nuk është i njohur. Shenjat dhe simptomet e sëmundjes Periudha e inkubacionit (prej ekspozimit deri te simptomet) për sëmundjen e virusit Zika nuk është e qartë, por ka të ngjarë të jetë disa ditë. Simpomet janë të ngjajshme me infeksionet tjera me arbovirusë si ethet denge dhe janë ethe, skuqje e lëkurës, konjuktivit (skuqje e syve), dhimbje e muskujve dhe e nyjeve, lodhje dhe kokëdhimbje. Këto simptome zakonisht janë të lehta dhe zgjasin 2-7 ditë. Gjatë epidemive të mëdha që kanë ndodhur në Polinezinë franceze dhe në Brazil në vitin 2013 gjegjësisht vitin 2015, janë raportuar komplikime neurologjike dhe autoimune nga sëmundja me virusin Zika. Së fundi në Brazil, autoritetet shëndetësore vendore kanë vërejtë rritje të infeksioneve me sëmundjen e virusit Zika në popullatën e përgjithshme dhe poashtu rritje të numrit të foshnjave të lindura me mikrocefali, në pjesën veriperëndimore të Brazilit. Agjencitë të cilat bëjnë hulumtimin e epidemive me virusin Zika, kanë gjet prova për lidhshmërinë e virusit Zika dhe mikrocefalisë. Megjithatë duhet të vazhdohet me hulumtime të mëtutjeshme për të kuptuar lidhshmërinë në mes të mikrocefalisë tek foshnjat dhe virusit Zika, si dhe janë duke u hulumtuar edhe shkaktarët tjerë.ÂÂÂÂ Përhapja e sëmundjes Virusi Zika përhapet tek njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara që i takojnë gjinisë Aedes, krysisht Aedes aegypti në vendet tropikale. Kjo është mushkonja e njëjtë e cila përhap ethet denge, chikungunya dhe ethet e verdha. Sëmundja me virusin Zika nuk përhapet nga njeriu në njeri. Nëna e cila është e infektuar me virusin Zika, që është afër terminit të lindjes mund ta bart virusin tek i porsalinduri gjatë lindjes, mirëpo kjo është shumë e rrallë. Është e mundshme që virusi Zika mund të kalojë nga nëna tek fetusi gjatë shtatzënisë. Kjo mënyrë e përhapjes është duke u hulumtuar. Deri më sot nuk është raportuar që foshnjet mund ta marrin virusin përmes gjidhënies. Ekziston mundësia e përhapjes përmes gjakut të infektuar dhe kontaktit seksual, është raportuar një rast i përhapjes së mundshme të virusit përmes transfuzionit të gjakut dhe një përmes kontaktit seksual. Epidemiologjia e sëmundjes me virusin Zika Epidemitë me sëmundjen e virusit Zika për herë të parë janë raportuar në Paqësor në vitin 2007 dhe 2013 (Yap dhe Polinezinë franceze) dhe në vitin 2015 në kontinentin e Amerikës (Brazil dhe Kolumbi) dhe në Afrikë (Cape Verde). Përveç kësaj, më shumë se 13 shtete në kontinentin e Amerikës kanë raportuar raste sporadike të infeksionit me virusin Zika që tregon për përhapje të shpejtë gjeografike të virusit Zika. Edhe në Evropë janë regjistruar raste të sëmundjes me virusin Zika, mirëpo të gjitha rastet deri më tash kanë qenë të importuara, persona të cilët kanë udhëtuar në Amerikën Latine dhe në Karaibe. Rastet janë regjistruar në Danimarkë, Zvicër, Itali, Suedi, Spanjë dhe Rusi. Diagnostikimi Virusi Zika diagnostikohet përmes PCR (polymerase chain reaction) dhe izolimit të virusit nga mostrat e gjakut. Diagnostikimi përmes serologjisë mund të jetë i vështirë për shkak të reaksionit të kryqëzuar me flavivirusët tjerë si ai ethes denge, West Nile dhe etheve të verdha.ÂÂÂÂ Masat parandaluese Mushkonjat dhe foletë e tyre janë faktori kryesor i rrezikut për infeksionin me virusin Zika. Masat parandaluese dhe kontrolli konsistojnë në zvogëlimin e popullatës së mushkonjave përmes zvogëlimit të burimit të tyre (largimi dhe modifikimi i foleve të tyre) dhe reduktimit të kontaktit në mes të mushkonjave dhe njërzve.ÂÂÂÂ Kjo mund të bëhet përmes përdorimit të repelentëve të insekteve, veshjes së rrobave (me ngjyrë të hapur/çelët) që mbulojnë sa më shumë pjesët e trupit, përmes përdorimit të barrieve fizike që janë mbyllja e dyerve, dritareve dhe fjetja në shtrat të mbuluar me rrjetë. Poashtu është e rëndësishme të bëhet zbrazja, pastrimi ose mbulimi i enëve që kanë ujë si p.sh. kovat, vazot e luleve, gomat, ashtu që të largohen vendet në të cilat mushkonjat mund të mblidhen. Vëmendje e veçantë dhe ndihmë duhet t’iu kushtohet atyre të cilët nuk mund ta mbrojnë veten në mënyrë të duhur, që janë fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit. Personat të cilët udhëtojnë në vendet ku ka infeksion me virusin Zika duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e cekura më lartë për të mbrojtur veten nga pickimi i mushkonjave. Aktualisht nuk ka vaksinë dhe barëra për parandalimin dhe trajtimin e infeksionit me virusin Zika. Gratë shtatzëna në cilindo do periudhë të shtatëzënisë duhet të shmangin udhëtimin në vendet ku ka raste të infeksionit me virusin Zika, ose duhet të mbrohen nga pickimi i mushkonjave qoftë përmes repelentëve kundër insekteve ose veshjes së rrobave me mëngë të gjata dhe pantolllona për të mbuluar sa më shumë pjesët e trupit. Mënyra më e mirë e parandalimit është mbrojtja nga pickimi i mushkonjave. Last Updated (Friday, 29 January 2016 11:13) Informatë për opinion rreth Virusit AH1N126 janar Kopenhagë, Danimarkë Pas shkaktimit së pandemisë më 2009, A (H1N1) qarkullon si një virus sezonal i gripit të njeriut. Vaksina e gripit do të mbrojë kundër tij
Deklaratë nga Dr. Nedret Emiroglu, drejtoreshë e Sëmundjeve Ngjitëse dhe Sigurisë Shëndetësore, Zyra Rajonale e OBSH –së për Evropën.  Virusi A (H1N1) – që zakonisht në të kaluarën është quajtur "gripi i derrave",  që më 2009 ka shkaktuar një pandemi, ka vazhduar të qarkullojë që prej atëherë si një virus sezonal i gripit human. Në vitin 2009, popullsia e botës kishte pak imunitet ndaj A (H1N1), sepse virusi ishte i ri. Kështu që,  ai shkaktoi një epidemi globale, ku numri i vdekjete të vlerësuara atë vit se mund të arrinin  ishte prej 100 000 deri  400 000 njerëz. Pas vitit 2009, A (H1N1) filloi të qarkullojë si një virus vjetor  i gripit sezonal, së bashku me A (H3N2) dhe virusët B, edhe pse virusë të ndryshme mund të mbizotërojnë në çdo sezonë të gripit.  Në sezonin 2015-2016, disa vende në Rajonin e Evropës janë duke u përballur me  raste të rënda dhe vdekje për shkak të virusit A (H1N1). Nuk ka dëshmi që A (H1N1) sezonal është më i dëmshëm se virusi pandemik A (H1N1) sezonale nuk ka ndryshime të dukshme nga virusi pandemik 2009. Që nga shfaqja e tij në vitin 2009, A (H1N1) ka qenë i njohur për shkaktimin e sëmundjeve të rënda tek të rriturit dhe të rinjë e shëndetshëm, në kontrast me virusin A (H3N2), i cili shkakton sëmundje të rënda dhe vdekje sidomos te të moshuarit.  Vendet ku virusi A (H1N1) po qarkullon mund të presin një rritje në nivelin e sëmundjeve të rënda dhe vdekje te grup moshat e reja, adultët (të rriturit) e shëndetshëm, duke përfshirë edhe gratë  shtatzëna. Vaksina e gripit aktual pritet të sigurojnë mbrojtje të mirë Për çdo sezon, një vaksinë e gripit është zhvilluar për të mbrojtur kundër virusëve në qarkullim që sugjerohet nga hulumtimet. Vaksina për sezonin 2015-2016 në hemisferën veriore përfshin A (H1N1), A (H3N2) dhe kolonitë e virusit B. Ka indikacione se vaksina gjatë këtij sezoni është një ndeshje e mirë me shumicën e virusëve të gripit sezonal: që është se viruset në vaksina janë të lidhura ngushtë me ata virus që qarkullon në mesin e njerëzve. Prandaj, vaksina aktuale pritet të japë mbrojtje të mirë. Grupe të caktuara të njerëzve janë në rrezik të lartë të sëmundjeve të rënda, prandaj ne në OBSH, rekomandojmë që ata të vaksinohen kundër gripit çdo vit. Kjo përfshin persona të moshës mbi 65 vjeç, banorët e institucioneve për njerëz të moshuar dhe me aftësi të kufizuara, gratë shtatzëna, apo të tjerë me sëmundje kronike të tilla si: sëmundjet e zemres apo të mushkërive, ose sëmundje kronike neurologjike si dhe  fëmijët e moshës 6-59 muajsh. Njerëzit me simptome të rënda apo simptome të pazakonta të gripit duhet të kontaktojnë mjekët e tyre Pa marrë parasysh llojin e virusit të gripit të përfshirë, gripi është gjithmonë i pakëndshëm, por zakonisht është i lehtë dhe shumica e njerëzve shërohen shpejt.  Njerëzit me simptoma të tilla si kollitja, teshtitja,  dhimbje fyti, dhimbje koke dhe një temperaturë të lehtë, mund të pushojnë në shtëpi dhe të vizitojnë një farmaci  lokale për këshilla dhe /ose për të marrë disa analgjetikë dhe dekongjestivë. Njerëzit të cilët zhvillojnë ndonjë simptomë të rëndë dhe nuk përmirësohen brenda 72 orëve nga fillimi i tyre ose janë në rrezik në rritje të sëmundjeve të rënda, duhet të konsultohen me mjekët e tyre, në mënyrë që trajtimi me barna antivirale (oseltamivir ose zanamivir) të mund të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një trajtim i tillë nuk duhet të vonohet duke pritur për rezultatet e testeve të gripit. 26 January Copenhagen, Denmark After causing the 2009 pandemic, A(H1N1) circulates as a seasonal human influenza virus. The influenza vaccine will protect against itStatement by Dr Nedret Emiroglu, Director Communicable Diseases and Health Security, WHO Regional Office for Europe  The A(H1N1) virus – causing what was commonly called“swine flu” in the past – caused an influenza (flu) pandemic in 2009, and has continued to circulate since then as a seasonal human flu virus. In 2009, the world’spopulation had little immunity to A(H1N1) because it was new. Thus, it caused a global epidemic, with 100 000–400 000 estimated deaths that year alone. After 2009, A(H1N1) started circulating as an annual seasonal flu virus, along with the A(H3N2) and B viruses, although different viruses can predominate in each flu season. In the 2015–2016season, several countries in the European Region are experiencing severe cases and deaths due to A(H1N1). No evidence that seasonal A(H1N1) is more harmful than the pandemic virusSeasonal A(H1N1) has not changed significantly from the 2009 pandemic virus. Since its emergence in 2009, A(H1N1) has been known to cause severe disease in otherwise healthy, younger adults, in contrast to the A(H3N2) virus, which causes severe disease and death especially in elderly people. Countries where the A(H1N1) virus is circulating can expect an increase in the level of severe disease and death in young, otherwise healthy adults, including pregnant women. Current flu vaccine expected to provide good protectionEach season, a flu vaccine is developed to protect against the viruses that research suggests will circulate. The vaccine for the 2015–2016 season in the northern hemisphere includes A(H1N1), A(H3N2) and B virus strains. There are indications that this season’s vaccine is a good match with most of the seasonal flu viruses: that is, the viruses in the vaccine are closely related to those circulating among people.The current vaccine is therefore expected to provide good protection. As certain groups of people are at higher risk of severe disease, we at WHO strongly recommend that they be vaccinated against flu every year. These include people aged over 65, residents of institutions for older and disabled people, pregnant women, anyone with chronic conditions such as heart or lung disease or chronic neurological conditions, and children aged 6–59 months. People with severe or unusual flu-like symptoms should contact their physiciansNo matterthe type of flu virus involved, flu is always unpleasant, but it is usually mild, and most people recover quickly. People with symptoms such as coughing, sneezing, sore throat, headache and a slight temperature can rest at home and visit a local pharmacy for advice and/or to get some painkillers and decongestants. People who develop any severe symptoms, do not improve within 72 hours from their onset or are at increased risk of severe disease should consult their physicians, so that treatment with antiviral drugs(oseltamivir or zanamivir) can start as early as possible. Such treatment should not be delayed to wait for the results of flu tests. ---end--- Last Updated (Thursday, 28 January 2016 19:05) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves