Në Ferizaj u vu gurëthemeli i Qendës Rajonale të Shëndetësisë PublikeKryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në vënien e Gurthemelit të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Ferizaj, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.Para të pranishmëve kryeministri Mustafa, vlerësoi të rëndësishëm këtë investim, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për shëndetin publik. Mustafa tha se është me rëndësi themelore që qytetarëve t’iu ofrojmë shëndet të mirë, që të përkujdesemi për ta. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se kjo ditë është e shumëpritur për shëndetësinë e Ferizajt dhe të gjithë Kosovës, meqë tashmë po kompletohet një rrjet i rëndësishëm në mbulimin e aktiviteteve të shëndetësisë publike dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe jongjitëse, që në këto treva kanë marrë shumë jetë në të kaluarën dhe të tashmen. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se ngritja e këtij instituti për qytetarët e Ferizajt është një emocion i veçantë, i cili do të zgjidhë problemin e komplekseve të Instituteve të Shëndetit Publik dhe komplekseve spitalore në rajonin e Ferizajt. Last Updated (Wednesday, 15 June 2016 17:22) Vihet gurëthemeli i objektit të ri të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan - 07 qershor 2016Është vënë sot gurethemeli i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, në kuadër të spitalit rajonal të Gjilanit, projekt ky kapital i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i mbështetur nga Qeveria. Në inaugurim ka marrë pjesë kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, deputetë e përfaqësues të tjerë nga institucionet lokale dhe qendrore. “Ne si qeveri i kemi dhënë prioritet themelor shëndetësisë e arsimit kundrejt zhvillimit ekonomik dhe këto tre sektore lidhen shumë mes vete. Neve na nevojitet që të kemi popullatë të shëndoshë, të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve, për avancimin e shëndetit publik. Instituti dhe Ministria ka bërë një punë të rëndësishme në këtë fushë, ne vlerësojmë lartë punën që është bërë, por poashtu konsiderojmë që duhet të investojmë më tepër në ndërtimin e objekteve, në mënyrë që edhe punonjësit shëndetësor, por edhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore publike. Shpresojmë se ky objekt në vjeshtën e vitit të ardhshëm të finalizohet dhe të gjithë të kenë kushte më të mira”, ka thënë në fjalën e tij kryeministri i Republikës, Isa Mustafa. Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar kryeministrin Mustafa dhe ministrin Rrahmani, pasi tha se shëndetësia si shtylla kryesore e qeverisjes në Gjilan, po e merr mbështetjen e plotë financiare dhe politike të tyre. “Më lejoni që ta falënderoj kryeministrin Mustafa dhe ministrin Rrahmani për mbështetjen në realizimin e këtij projekti që është i një rëndësie të veçantë dhe i cili çon drejt rrumbullakësimit të infrastrukturës shëndetësore në Komunën e Gjilanit. Përballë kësaj qendre, në pronën komunale do të ndërtohet edhe objekti i ri i QKMF-së, si kujdes primar që është në përgjegjësi të Komunës, por në një lidhshmëri me nënkalim që lidhet me shërbimet në kujdesin sekondar. Nga ky oborr jepen shërbime për afro gjymë milioni banorë. Këtë ditë të bardhë po e bëjnë edhe mantelat e bardhë këtu”, ka thënë Haziri. Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, theksoi se Përkrahja e Institutit Kombëtar të Shëndettit Publik, do të thotë përkrahje e një shëndetësie të mirë, përkrahje e programeve parandaluese e zbuluese të hershme të sëmundjeve, dhe promovim i jetës së shëndetshme për një popullatë të shëndetshme. Nga ana e tijm, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, e ka falënderuar kryetarin Haziri, kryeministrin Mustafa dhe ministrin Rrahmani, të cilët kanë bërë të mundur vënien e gurëthemelit, duke shtuar se “me vetë faktin se ky projekt po realizohet sot, i cili ishte kërkuar shumë më parë të ndodhte, tregon për përkushtimin e qeverisë së Kosovës, duke e vënë në plan të parë sektorin e shëndetësisië”. Përndryshe, ndërtimi i objektit të ri i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik kap vlerën e afro 500 mijë euro. Last Updated (Tuesday, 07 June 2016 20:31) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves