Pas marrjes së informatës për vërshime në shumë rajone të Kosovës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike ka ekzaminuar të gjitha mostrat e ujit të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Mostrat e ujit nga KUR Prishtina janë ekzaminuar menjëherë në laboratoret e IKSHPK dhe bazuar në rezultatet e para të monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, e në veçanti në komunën e Shtimes, të dhënat laboratorike për parametrat kimik dhe bakteriologjik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Duke pasur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale.
Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontrollë të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.
Last Updated (Saturday, 09 January 2016 11:35)
Komunikatë për media06 Janar 2016 Komunikatë për media
Vërshimet në disa rajone të Kosovës
Si pasojë e reshjeve të mëdha në disa rajone të Kosovës, është shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenjë të Kosovës dhe dalja nga shtrati duke shkatuar vërshime. Vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonëshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papëpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit (largimit të ujërave të zeza), kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Kur kësaj situate i shtohen edhe vërshimet nga përrenjtë dhe lumenjt ku shtretërit e tyre janë deformuar, pas reshjeve ato fryhen dhe depërtojnë në mjediset e banuara. Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në siprfaqe materje fekale. Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik deri sot rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012. Duke patur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto Rekomandime: 1. Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara. 2. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit. 3. Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit ne 100 grade Celsius se paku 10 min. 4. Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin. 5. Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike. 6. Ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara. Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja. Last Updated (Wednesday, 06 January 2016 20:15) Komunikatë për mediaPrishtinë, 1 dhjetor 2015 Kosova numëron më së paku raste të HIV/AIDS-it në Evropë Kosova klasifikohet në mesin e vendeve me shkallë të ulët të epidemisë së HIV/AIDS-it, ndërsa edukimi shëndetësor, zhvillimi i kapaciteteve diagnostikuese dhe përdorimi i terapisë antiretrovirale, kanë bërë që mundësitë për ballafaqim me këtë sëmundje të rriten ndërsa ndaj kategorisë së të prekurve të hiqen paragjykimet negative. Kështu u tha sot në Prishtinë, në një tryezë profesionale kushtuar 1 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të HIV/AIDS-it, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim meÂÂÂÂÂ Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Zyrën e OBSh-së në Prishtinë. Dr. Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë tha se kjo ditë shënon një moment të veçantë për të shprehur përkushtimin për një qasje të veçantë ndaj HIV/AIDS-it, diçka që në Kosovë nuk ka munguar dhe rezultatet janë të mira. Duke rikujtuar se ballafaqimi me këtë sëmundje në Kosovë ka filluar në vitet e nëntëdhjeta, zëvendësministri theksoi se falë bashkëpunimit të mirë midis profesionistëve shëndetësor të vendit, bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile, Kosova është duke zbatuar Strategjinë e tretë me radhë ndaj kësaj sëmundje, ndërsa rezultatet janë evidente dhe ato tregojnë që Kosova ka numrin më të vogël të rasteve me HIV/AIDS. Ai tha se MSh vlerëson lart edhe bashkëpunimin me Fondin Global si përkrahës i projektit për luftimin e TB dhe HIV/AIDS-it në Kosovë, ndërkohë që sigurimi i terapisë antiretrovirale, ka mundësuar ballafaqimin me sukses me këtë sëmundje dhe trajtim të merituar për të prekurit nga ajo. Dr. Naser Ramadani, drejtor ekzekutiv i IKSHP-së, tha se duke qenë që ky institut është institucioni më i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës në shëndetësinë publike, IKSHP përcjell në vazhdimësi situatën epidemiologjike me HIV/AIDS dhe merret me parandalimin e kësaj sëmundje. Ai tha se me rastin e kësaj dite, IKSHP ka zhvilluar fushata ndërgjegjësimi duke vizituar shkolla e shpërndarë materiale ndërgjegjësimi; po zhvillohen hulumtime kualitative për HIV për komunitetin Rom, Egjiptian dhe Ashkali; janë dërguar radio mesazhe për popullatën, etj, ndërkohë që IKSHP po vazhdon në rrugëtimin drejt parandalimit të sëmundjeve ngjitëse dhe jo ngjitëse, përmes intervenimit në procesin fillestar, duke identifikuar faktorët e rrezikut që ndikojnë në sëmundshmërinë e popullatës. Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSh-së në Kosovë, tha se bota është e përkushtuar për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it deri në vitin 20130 me kusht që të përshpejtojë ritmin e progresit të arritur në nivel global përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit. “Tani më është bërë përparim i dukshëm.ÂÂÂÂÂ Synimi zhvillimor i mijëvjeçarit lidhur me frenimin dhe përmbysjen e HIV-it në nivel global është arritur. Në fund të vitit 2014 numri i vdekjeve të shkaktuara nga HIV-i është reduktuar në 42% nga 2 milionë sa ishte në 2004 në përreth 1.2 milionë në vitin 2014”, theksoi dr. Syla. Dr. Salih Ahmeti, dekan i Fakultetit të Mjekësisë të UP-së, duke rikujtuar vitin 1986 kur ishte shfaqur rasti i parë i HIV-it në Kosovë tha se prej asaj kohe e deri më tash, kanë ndryshuar shumë konceptet e trajtimit të kësaj sëmundjeje dhe rezultatet e sotme, falë edhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, edukimit shëndetësor, por edhe përdorimit të protokolleve të reja të trajtimit ku antiretroviralët janë të pazëvendësueshëm, rezultatet në trajtim janë shumë të mira. Kurse, doajeni i shëndetësisë publike në Kosovë, profesori Isuf Dedushaj, tha se fakti që Kosova ka incidencën më të ultë sa i përket HIV/AIDS-it në botë, tregon se përgjatë viteve, që prej shfaqjes së rastit të parë, është bërë punë e madhe dhe është arritur që sëmundje sot të vihet nën kontroll. “Edukimi shëndetësor i popullatës, puna me grupet e rrezikuara, bashkëpunimi midis profesionistëve dhe përdorimi i antiretroviralëve,ÂÂÂÂÂ kanë mundësuar rezultate me të cilat mund të krenohemi”, tha profesor Dedushaj. Kurse, menaxherja e programit të Fondit Global (FG) për HIV/AIDS, dr. Edona Deva, tha se falë kontributit edhe të kësaj organizate, janë arritur rezultate të mira në nivel kombëtar dhe global, dhe fakti që FG mbulon 60 për qind me antiretroviralë 40 për qindëshin e pjesës së botës që përdor këtë terapi flet mjaft. Ajo vlerësoi se është bërë mjaft edhe në eliminimin e stigmës për personat e prekur, ndërkohë që po punohet që Kosova t’i ketë më të ardhmen të gjitha mundësitë për ballafaqim të suksesshëm me HIV/AIDS-in në kohën kur granti mbështetës i Fondit Global të ketë përfunduar. Në tryezën e sotme, dr. Luljeta Gashi nga Departamenti i Epidemiologjisë i IKSHP-së, prezantoi situatën epidemiologjike me HIV/AIDS në Kosovë, ku u bë e ditur se prej vitit 1986 kur është regjistruar rasti i parë e deri më sot në Kosovë janë regjistruar 100 raste: 54 raste me AIDS dhe 46 me HIV infeksion, prej të cilave 41 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e AIDS-it. Në aspektin gjinor, 69% i takojnë gjinisë mashkullore ndërsa 31 % gjinisë femërore. Gjatë vitit 2015, janë regjistruar 2 raste të reja, që krahasuar me vendet e rajonit është numër shumë i vogël. Last Updated (Wednesday, 02 December 2015 00:03) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves