Java Botërore e Vetëdijesimit për Antibiotikë shënohet me thirrjen për kujdes në përdorimin e tyre
Prishtinë, 18 tetor 2016
Me gjithë faktin që niveli i përdorimit të antibiotikëve në Kosovë ka shënuar rënie në dy –tre fundit në Kosovë, përdorimi i tyre mbetet ende i lartë dhe kjo rrit rrezikun për rezistencë antimikrobiale. Një trend i rritjes së përdorimit të antibiotikëve dhe rezistencës është shënuar edhe në dimensione globale, kështu që, mikrobiologët rekomandojnë përdorimin me kujdes të tyre.
Kështu u tha sot në shënimin e Javës Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët, që u mbajt në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë, mbështetur nga Zyra Evropiane e OBSh-së në Kopenhagë.
Sipas një prezantimi të bërë rreth përdorimit të antibiotikëve në Kosovë, u bë e ditur se përdorimi i tyre në Spitalet rajonale ka shënuar rënie nga 43% më 2014 në 39% më 2015 dhe 38.4 % më 2016 tek të rriturit, ndërkohë që, mbetet ende i lartë përdorimi i antibiotikëve parenteralë sidomos te fëmijët në Kujdesin Parësor ku sillet në rreth 58%.
Izet Sadiku, Zëvendësministër i Shëndetësisë tha se duke njohur faktet rreth përdorimit të antibiotikëve në Kosovë dhe rezistencës mikrobiale, MSh ka ndërmarrë hapa për zvogëlimin e përdorimit të tyre, duke krijuar edhe Strategjinë Antimikrobiale dhe Planin e Veprimit, ndërkohë që ka filluar edhe procesin e hartimit të protokolleve dhe udhërrëfyesve klinikë që do të ndikojnë në përshkrimin racional të antibiotikëve. Ai tha se përdorimi lartë i antibiotikëve dhe rreziku nga rezistenca antimikrobiale përveç dimensionit shëndetësor, kap edhe dimensionin konik me që krijon shpenzime ekonomike për sistemet shëndetësore kudo dhe, gjithashtu, edhe në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se rezistenca antimikrobiale paraqet një rrezik global, ndërsa qëllimi i shënimit të Javës Botërore është ngritja e ndërgjegjësimit për përdorim racional të antibiotikeve dhe zvogëlimin e rrezikut të rezistencës mikrobiale.
Shefi i OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, ka bërë një përshkrim të veprimeve të ndërmarra në nivel botëror nga kjo organizatë për uljen e përdorimit të antibiotikëve dhe zvogëlimit të rezistencës antimikrobiale, përfshirë edhe Deklaratën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që u kërkon qeverive të gjitha vendeve që të zbatojnë qasje aktive dhe të koordinuar në zvogëlimin e rezistencës antimikrobiale.
Ai theksoi barrën e rëndë që mund të shkaktojë rezistenca antimikrobiale deri më 2050 ku numri i vdekjeve brenda vitit mund të arrijë në 10 milionë (apo në çdo 3 sekonda nga një vdekje, ndërkohë që barra ekonomike mund të shkojë në 100 trilionë dollarë amerikanë.
Profesori i Mikrobiologjisë Lul Raka ka bërë një prezantim gjithëpërfshirës për rezistencën mikrobiale në Kosovë sfidat dhe pasojat duke theksuar se antibiotikët janë armë për shpëtim në masë, por që përdorimi i pakontrolluar po bëhet tendencë e rrezikshme në nivel global.
Duke bërë një krahasim rreth statusit aktual të shteteve të Ballkanit Perëndimor rreth rezistencës antimikrobiale, ai theksoi se Kosova qëndron më mirë se Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, sa u përket pesë elementeve: krijimit të pikave fokale të kontaktit, mekanizmin koordinues ndër-sektorial, Strategjisë dhe Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobiale, fondet e dedikuara për zbatim dhe zbatimin e Planit të veprimit.
Por, gjithashtu tërhoqi vërejtjen për investimet e ulëta në këtë drejtim dhe përdorimin e lartë të antibiotikëve, sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe shkrimin e tyre me emra të mbrojtur.
Në këtë takim profesional, me prezantime e ligjërata në fushën e antibiotikëve dhe rezistencës antimikrobiale kanë kontribuar edhe Sjoukje Woudt dhe Janneke van Heereveld, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Holandës; Arsim Kurti-IKSHP, Arianti Jakupi-ekspert i farmacisë farmaceutike dhe pjesëmarrës të tjerë.
Last Updated (Friday, 18 November 2016 16:00)
Me moton “Sytë kah diabeti” shënohet Dita Botërore e DiabetitPrishtinë, 14 nëntor 2016 Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku ka marrë pjesë në organizimin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit në të cilën Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës IKSHPK, Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë folur për sëmundjen e diabetit dhe ndikin e saj në shëndetësi. Zëvendësministri Sadiku tha se “në shumë vende diabeti është shkaku kryesorë i verbimit, sëmundjeve kardiovaskulare, insuficiencës së veshkave dhe amputimeve të gjymtyrëve të poshtme”. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë vazhdon furnizimin e rregullt me Insulinë për 11470 pacientët me diabet dhe se furnizimi me barna antidiabetike “vlerësojmë se do të përmirësohet në të ardhmen me funksionalizimin e SISH-it dhe Sigurimeve Shëndetësore dhe se, në kuadër të aktiviteteve për përmirësimin e kushteve për të sëmurit me diabet, është edhe revidimi i Planit Nacional për Diabet I, cili është hartuar në vitin 2006, dhe MSh do të mbështesë atë”. Drejtori ekzekuotiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se “në këtë ditë të gjitha institucionet shëndetësore dhe Shoqata e Diabetit në Kosovë janë të bashkuar për të parandaluar diabetin, në theks të veçantë në sensibilimin e njerëzve që të kryejnë kontrolle të rregullta si të sheqerit, ashtu edhe të tensionit të gjakut, e gjithashtu të kenë parasysh këshillat për të parandaluar këtë sëmundje”.
Shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, Skender Syla tha se jemi të bindur se kemi arsye të shumta dhe duhet të punojmë shumë më shumë në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve tona shëndetësore në funksion, pos tjerash, edhe të diagnostikimit më të mirë të diabetit. Dhe këtë jo vetëm sot kur shënojmë Ditën Botërore të diabetit por çdo ditë dhe me secilin pacient.
Drejtoresha e Klinikës të Endokrinologjisë (QKUK), Drita Mekuli ka folur për aktivitetet që kryhen në kuadër të Klinikës si për ofrimin e shërbimeve për të sëmurët, trajnimeve të ndryshme, por edhe punën e vazhdueshme të stafit të Klinikës në edukimin e pacientëve për kujdesin nga kjo sëmundje.
Drita Peqani, mjeke në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, tregoi për aktivitetet që kryhen në kuadër të Komunës së Prishtinës, si dhe për bashkëpunimin që kanë më Klinikën e Endokrinologjisë, me theks të veçantë në edukimin e vazhdueshëm profesional për sëmundjen e diabetit. Ndryshe, Dita Botërore e Shëndetit shënohet që nga viti 1991 falë nismës së Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF) dhe përgjigjes së OBSh-së në shqetësimin në rritje për përshkallëzimin e kërcënimit shëndetësorë që bart diabeti. Por kjo nuk është dita e vetme që i dedikohet përpjekjeve të komunitetit shëndetësorë dhe publikut të gjerë për diagnostikimin sa më të hershëm dhe trajtimin sa më adekuat të diabetit. Kjo në fakt shënon fushatën më të madhe të ndërgjegjësimit për diabetin që në vitin 2014 kishte nxitur aktivitete të ndryshme ndërgjegjësimi në më shumë se 100 vende të botës dhe iu kishte dedikuar aktivitet avokuese përreth samitit tëG7, Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe G20. Në nivel botëror ka 415 milionë të rritur që jetojnë me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë, ose një në dhjetë të rritur ne vitin 2040; një në dy të rritur me diabet është i pa diagnostikuar; dhe rreth 90% e popullatës atakohet me diabetin tip 2 dhe 10% me diabet tip 1/ Last Updated (Monday, 14 November 2016 13:18) Vërshimet në disa rajone të KosovësInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës
Komunikatë për media Vërshimet në disa rajone të Kosovës Si pasojë e reshjeve të mëdha në disa rajone të Kosovës Qendrore dhe Perëndimore, është shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenjë të Kosovës dhe dalja nga shtrati duke shkaktuar vërshime në rrugë që po vështërson dukshëm qarkullimin. Vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonëshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papëpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit (largimit të ujërave të zeza), kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm. Kur kësaj situate i shtohen edhe vërshimet nga përrenjtë dhe lumenjt ku shtretërit e tyre janë deformuar, pas reshjeve ato fryhen dhe depërtojnë në mjediset e banuara. Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngulfatura me mbeturina dhe qesin në sipërfaqe materje fekale që paraqesin rrezik potencial për shpërthime epidemike të sëmundjeve ngjitëse. Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik deri sot rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012. Duke patur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto: Rekomandime: 1. Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara. 2. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit. 3. Uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materjet fekale andaj nuk mund te përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit në 100 grade Celsius se paku 10 min. 4. Kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin. 5. Ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike. 6. Ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materje fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara. Ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar po monitorojnë me kujdes situatën epidemiologjike dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja. Last Updated (Wednesday, 09 November 2016 21:31) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves