Ka filluar shpërndarja e vaksinës Pentavax në QKMF-të e Kosovës
Në ditët në vijim, prindërit, në bashkëpunim me njësitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë lloj të vaksinës sipas Programit të vaksinimit
Prishtinë, 5 prill 2016
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) njoftojnë qytetarët e vendit se me datë 4 prill 2016, në Kosovë kanë ardhur 94.000 doza të Vaksinës Pentavax (DPT/Hep B/HiB) për vaksinimin e fëmijëve sipas Programit të Zgjeruar të Imunizimit.
Këto vaksina janë të prodhuara na janar të këtij viti, ndërsa pas regjistrimit të tyre, sot ka filluar shpërndarja e tyre dhe janë informuar të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sasia e vaksinave që marrin komunat varet nga kërkesat e tyre.
Në ditët në vijim, prindërit, në bashkëpunim me njësitë e vaksinimit nëpër QKMF, duhet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me këtë lloj të vaksinës sipas Programit të vaksinimit.
Ministria e Shëndetësisë shpreh kënaqësinë për nivelin e lartë të vetëdijesimit të prindërve për vaksinimin e fëmijëve dhe siguron se Programi i Zgjeruar i Imunizimit të fëmijëve në Kosovë, do të jetë edhe gjatë këtij viti një nga programet më të suksesshme të shëndetësisë kosovare.
Last Updated (Tuesday, 05 April 2016 09:54)
22 MARSI DITA BOTËRORE E UJITMe rastin e shënimit të ditës botërore të ujit më 22 Mars 2016, Prof. Dr. Selvete Hoxha - Krasniqi , Zv. Drejtor në IKSHPK shpallet AMBASADORE E UJIT PËR KOSOVË. Ky emërim identifikon Institutin Kombëtar si institucion aktiv dhe monitorues në sektorin e ujit duke vlerësuar lartë kontributin e Prof. Dr. Selvete Hoxha - Krasniqi në avancimin e çështjeve në sigurimin e ujit higjienik për pije për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Last Updated (Thursday, 24 March 2016 15:36) Kosova e Shqipëria nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë publikeMarrëveshja u nënshkrua sot në Tiranë nga Dr. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Dr. Arjan Bregu, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë
Prishtinë, 2 mars 2016 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Republikës së Kosovës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Republikës së Shqipërisë nënshkruan sot në Tiranë Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë publike dhe të shkencave mjekësore të cilat janë me interes të përbashkët. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, prof.dr. Naser Ramadani dhe Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, prof. dr. Arjan Bregu. Sipas Marrëveshjes së nënshkruar, të dy institutet respektive do të bashkëpunojnë në fushat me prioritet si: hartimi dhe miratimi i një liste të njëjtë indikatorësh shëndetësorë që do të mundësojnë monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës si dhe performancës së sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe në Kosovë; harmonizimin e strategjive dhe përcjellja e ecurisë së sëmundjeve ngjitëse dhe jo-ngjitëse; hartimi i raporteve shëndetësore të përbashkëta; publikimet periodike të buletineve të përbashkëta; ndërmarrja e studimeve shkencore të përbashkëta me metodologji të unifikuar; realizimi i konferencave shëndetësore të përbashkëta; ngritja e grupeve të punës të përbashkëta për hartimin e regjistrave të sëmundjeve, etj. Gjithashtu, Marrëveshja parashikon bashkëpunimin edhe në këmbimin e informacioneve në fushën e Shëndetësisë Publike; këmbimin e stafit mjekësor; kontaktet ndërmjet dy institucioneve në lidhje me pikat dhe problemet e interesit të përbashkët dhe forma të tjera të përbashkëta që janë arritur në marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e Shëndetësisë Publike dhe shkencave mjekësore... Institutet, do të koordinojnë aktivitetet e tyre në bazë të legjislacioneve të përkatëse, udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave të tjera , të cilat bashkëpunojnë në fushën e Shëndetësisë Publike Last Updated (Wednesday, 02 March 2016 12:46) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves