Komunikatë për media
Prishtinë, 01 dhjetor 2016
Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, sot ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), me qëllim të shënimit të Ditës Botërore të AIDS.
Zëvendësministri Sadiku tha se në këtë ditë në mbarë botën shënohet Dita Botërore e AIDS, ku për qëllim ka paraqitjen e gjendjes aktuale dhe të arriturat në luftën kundër HIV-AIDS.
Ai tha se me veprimet e MSH-së në bashkëpunim me institucionet relevante dhe organizatat ndërkombëtare, kanë bërë të mundshme uljen e prevalencës në nivel vendi për HIV-AIDS, sidomos në pesë vitet e fundit.
“Ministria e Shëndetësisë në kuadër të veprimtarive të saja për luftimin e HIV-AIDS, ka punuar edhe strategjinë për HIV-AIDS, mbulon me barna antiretrovirale falas për të gjitha nevojat në nivel vendi për të prekurit me HIV, si dhe ka paraparë që në të ardhmen që të sigurojë edhe terapinë pediatrike”, tha Zëvendësministri Sadiku.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani tha se Instituti Kombëtar është institucioni më i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës në shëndetësinë publike, deh se IKSHPK përcjell në vazhdimësi situatën epidemiologjike me HIV/AIDS dhe merret me parandalimin e HIV it.
“Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, nën 1% në popullatën e përgjithshme dhe nën 5% te grupet me rrezik të lartë”, tha dr. Ramadani
Ai më tutje ka paraqitur disa statistika lidhur me AIDS-in në Kosovë “deri sot në IKSHPK në janë raportuar gjithsej 110 raste me HIV dhe AIDS, prej tyre 67raste janë me AIDS dhe 43 me HIV infeksion; 44vdekje janë regjistruar si pasojë e AIDS-it, derisa, në vitin 2016 kemi 10 raste me HIV, 1 rast i vdekjes AIDS” tha dr. Ramadani.
Shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë, Skender Syla tha se “kjo ditë paraqet mundësinë për të përhapur porosi dhe informacione për gjendjen e pandemisë së HIV/AIDS-it, dhe për të nënvizuar përparimin e bërë në parandalim, trajtim dhe kujdes anekënd botës”.
Ai tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme HIV-i mbetet brengë serioze e shëndetit publik në Rajonin Evropian të OBSh-së, veçanërisht në pjesën lindore të rajonit. Viti 2015 ka shënuar numrin më të madh të rasteve të raportuara brenda një viti.
“Për të adresuar këtë situatë kritike, OBSH-ja së bashku me shtetet anëtare të rajonit Evropian ka formuluar Planin e Veprimit i cili është aprovuar në shtator të vitit 2016 dhe OBSh u bënë thirrje liderëve të shteteve, që ta përdorin këtë plan për përgjigje urgjente, të përshpejtuar dhe inovative ndaj HIV-it në rajonin Evropian, për ta frenuar epideminë e AIDS-it menjëherë dhe për t’i dhënë fund deri në vitin 2030” tha dr. Syla.
Nga dr. Luljeta Gashi IKSPK dhe dr. Murat Mehmeti Klinika Infektive QKUK, është prezantuar situata aktuale epidemiologjike në Kosovë respektivisht trajtimi i HIV-AIDS.
Nga të gjithë panelistët e konferencës është bërë thirrje që në të ardhmen të angazhohemi të gjithë së bashku nga individët në komunitet, nga të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë pavarësisht orientimit të tyre seksual, nga mësimdhënësit në institucione edukative, nga profesionistët shëndetësor, nga shkencëtarët në institucione hulumtuese, e deri te liderët e shteteve për të arritur synimin e përbashkët;dhënien fund të HIV/AIDS-it.
Last Updated (Thursday, 01 December 2016 12:33)
Komunikatë për mediaJava Botërore e Vetëdijesimit për Antibiotikë shënohet me thirrjen për kujdes në përdorimin e tyre
Prishtinë, 18 tetor 2016 Me gjithë faktin që niveli i përdorimit të antibiotikëve në Kosovë ka shënuar rënie në dy –tre fundit në Kosovë, përdorimi i tyre mbetet ende i lartë dhe kjo rrit rrezikun për rezistencë antimikrobiale. Një trend i rritjes së përdorimit të antibiotikëve dhe rezistencës është shënuar edhe në dimensione globale, kështu që, mikrobiologët rekomandojnë përdorimin me kujdes të tyre. Kështu u tha sot në shënimin e Javës Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët, që u mbajt në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë, mbështetur nga Zyra Evropiane e OBSh-së në Kopenhagë. Sipas një prezantimi të bërë rreth përdorimit të antibiotikëve në Kosovë, u bë e ditur se përdorimi i tyre në Spitalet rajonale ka shënuar rënie nga 43% më 2014 në 39% më 2015 dhe 38.4 % më 2016 tek të rriturit, ndërkohë që, mbetet ende i lartë përdorimi i antibiotikëve parenteralë sidomos te fëmijët në Kujdesin Parësor ku sillet në rreth 58%. Izet Sadiku, Zëvendësministër i Shëndetësisë tha se duke njohur faktet rreth përdorimit të antibiotikëve në Kosovë dhe rezistencës mikrobiale, MSh ka ndërmarrë hapa për zvogëlimin e përdorimit të tyre, duke krijuar edhe Strategjinë Antimikrobiale dhe Planin e Veprimit, ndërkohë që ka filluar edhe procesin e hartimit të protokolleve dhe udhërrëfyesve klinikë që do të ndikojnë në përshkrimin racional të antibiotikëve. Ai tha se përdorimi lartë i antibiotikëve dhe rreziku nga rezistenca antimikrobiale përveç dimensionit shëndetësor, kap edhe dimensionin konik me që krijon shpenzime ekonomike për sistemet shëndetësore kudo dhe, gjithashtu, edhe në Kosovë. Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se rezistenca antimikrobiale paraqet një rrezik global, ndërsa qëllimi i shënimit të Javës Botërore është ngritja e ndërgjegjësimit për përdorim racional të antibiotikeve dhe zvogëlimin e rrezikut të rezistencës mikrobiale. Shefi i OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, ka bërë një përshkrim të veprimeve të ndërmarra në nivel botëror nga kjo organizatë për uljen e përdorimit të antibiotikëve dhe zvogëlimit të rezistencës antimikrobiale, përfshirë edhe Deklaratën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që u kërkon qeverive të gjitha vendeve që të zbatojnë qasje aktive dhe të koordinuar në zvogëlimin e rezistencës antimikrobiale. Ai theksoi barrën e rëndë që mund të shkaktojë rezistenca antimikrobiale deri më 2050 ku numri i vdekjeve brenda vitit mund të arrijë në 10 milionë (apo në çdo 3 sekonda nga një vdekje, ndërkohë që barra ekonomike mund të shkojë në 100 trilionë dollarë amerikanë. Profesori i Mikrobiologjisë Lul Raka ka bërë një prezantim gjithëpërfshirës për rezistencën mikrobiale në Kosovë sfidat dhe pasojat duke theksuar se antibiotikët janë armë për shpëtim në masë, por që përdorimi i pakontrolluar po bëhet tendencë e rrezikshme në nivel global. Duke bërë një krahasim rreth statusit aktual të shteteve të Ballkanit Perëndimor rreth rezistencës antimikrobiale, ai theksoi se Kosova qëndron më mirë se Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, sa u përket pesë elementeve: krijimit të pikave fokale të kontaktit, mekanizmin koordinues ndër-sektorial, Strategjisë dhe Planin e Veprimit për Rezistencën Antimikrobiale, fondet e dedikuara për zbatim dhe zbatimin e Planit të veprimit. Por, gjithashtu tërhoqi vërejtjen për investimet e ulëta në këtë drejtim dhe përdorimin e lartë të antibiotikëve, sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe shkrimin e tyre me emra të mbrojtur. Në këtë takim profesional, me prezantime e ligjërata në fushën e antibiotikëve dhe rezistencës antimikrobiale kanë kontribuar edhe Sjoukje Woudt dhe Janneke van Heereveld, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Holandës; Arsim Kurti-IKSHP, Arianti Jakupi-ekspert i farmacisë farmaceutike dhe pjesëmarrës të tjerë. Last Updated (Friday, 18 November 2016 16:00) Me moton “Sytë kah diabeti” shënohet Dita Botërore e DiabetitPrishtinë, 14 nëntor 2016 Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku ka marrë pjesë në organizimin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit në të cilën Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës IKSHPK, Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë folur për sëmundjen e diabetit dhe ndikin e saj në shëndetësi. Zëvendësministri Sadiku tha se “në shumë vende diabeti është shkaku kryesorë i verbimit, sëmundjeve kardiovaskulare, insuficiencës së veshkave dhe amputimeve të gjymtyrëve të poshtme”. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë vazhdon furnizimin e rregullt me Insulinë për 11470 pacientët me diabet dhe se furnizimi me barna antidiabetike “vlerësojmë se do të përmirësohet në të ardhmen me funksionalizimin e SISH-it dhe Sigurimeve Shëndetësore dhe se, në kuadër të aktiviteteve për përmirësimin e kushteve për të sëmurit me diabet, është edhe revidimi i Planit Nacional për Diabet I, cili është hartuar në vitin 2006, dhe MSh do të mbështesë atë”. Drejtori ekzekuotiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani, tha se “në këtë ditë të gjitha institucionet shëndetësore dhe Shoqata e Diabetit në Kosovë janë të bashkuar për të parandaluar diabetin, në theks të veçantë në sensibilimin e njerëzve që të kryejnë kontrolle të rregullta si të sheqerit, ashtu edhe të tensionit të gjakut, e gjithashtu të kenë parasysh këshillat për të parandaluar këtë sëmundje”.
Shefi i Zyrës së OBSh-së në Prishtinë, Skender Syla tha se jemi të bindur se kemi arsye të shumta dhe duhet të punojmë shumë më shumë në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve tona shëndetësore në funksion, pos tjerash, edhe të diagnostikimit më të mirë të diabetit. Dhe këtë jo vetëm sot kur shënojmë Ditën Botërore të diabetit por çdo ditë dhe me secilin pacient.
Drejtoresha e Klinikës të Endokrinologjisë (QKUK), Drita Mekuli ka folur për aktivitetet që kryhen në kuadër të Klinikës si për ofrimin e shërbimeve për të sëmurët, trajnimeve të ndryshme, por edhe punën e vazhdueshme të stafit të Klinikës në edukimin e pacientëve për kujdesin nga kjo sëmundje.
Drita Peqani, mjeke në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, tregoi për aktivitetet që kryhen në kuadër të Komunës së Prishtinës, si dhe për bashkëpunimin që kanë më Klinikën e Endokrinologjisë, me theks të veçantë në edukimin e vazhdueshëm profesional për sëmundjen e diabetit. Ndryshe, Dita Botërore e Shëndetit shënohet që nga viti 1991 falë nismës së Federatës Ndërkombëtare të Diabetit (IDF) dhe përgjigjes së OBSh-së në shqetësimin në rritje për përshkallëzimin e kërcënimit shëndetësorë që bart diabeti. Por kjo nuk është dita e vetme që i dedikohet përpjekjeve të komunitetit shëndetësorë dhe publikut të gjerë për diagnostikimin sa më të hershëm dhe trajtimin sa më adekuat të diabetit. Kjo në fakt shënon fushatën më të madhe të ndërgjegjësimit për diabetin që në vitin 2014 kishte nxitur aktivitete të ndryshme ndërgjegjësimi në më shumë se 100 vende të botës dhe iu kishte dedikuar aktivitet avokuese përreth samitit tëG7, Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe G20. Në nivel botëror ka 415 milionë të rritur që jetojnë me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë, ose një në dhjetë të rritur ne vitin 2040; një në dy të rritur me diabet është i pa diagnostikuar; dhe rreth 90% e popullatës atakohet me diabetin tip 2 dhe 10% me diabet tip 1/ Last Updated (Monday, 14 November 2016 13:18) |
© 2009 Instituti Kombetar i Shendetesise Publike te Kosoves